Kryesore

Video/ Meta: Gati të lë mandatin! Kriza politike, e qëllimshme

11:34 - 20.03.19 Gazeta Shqiptare

Ilir Meta, Presidenti i Republikës, ka komentuar nga Pogradeci krizën politike në vend, siç e quan ai.



“Unë i kam dhënë argumentet e mia për krizën, që për mua është e qëllimshme. Nuk kemi Gjykatë Kushtetuese dhe për rrjedhojë po cënohet rendi kushtetues”, – ka thënë Meta.

Sa i përket vendimit ekstrem të opozitës, me djegien e mandateve të deputetëve të saj në Kuvend, kreu i shtetit thotë se është veprim “i dënueshëm dhe i papranueshëm”.

“Kuvendi ka 82 deputetë të ligjshëm, përfshirë edhe 3 që nuk dogjën mandatet. Çdo numër tjetër është i kundërligjshëm, në planin politik, ligjor dhe moral. Mund të thirrjen një milion shqiptarë mbi 18 vjeç për të miratuar reformat, por kjo nuk e zgjidh krizën”, – tha Meta.

Duke vijuar më tej, ai shton se kriza nuk zgjidhet as me retorikë dhe as me metoda policore, por me dialog dhe përpjekje serioze.

“Si president kam bërë çdo përpjekje për të parandaluar krizën. Jam i përgatitur të lë mandatin dhe deri të sakrifikohem si Salvador Aljende, për të mos lejuar instalimin e një junte. Pasojat e saj mund të jenë të rënda për Shqipërinë”, – tha kreu i shtetit, i ndodhur në Pogradec në mbështetje të fushatës kombëtare të dhurimit të gjakut.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *