POLITIKË

Nikolla: Policia u përmbajt ndaj dhunës, parlamenti legjitim

15:04 - 20.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-ministrja e Arsimit Lindita Nikolla i ka cilësuar të dhunshme protestat e opozitës dhe me akte të paprecedenta që ndikojnë për keq në ekonominë e vendit, qoftë për investimet, qoftë për turizmin dhe qoftë për bizneset e vogla.




Në studion e News24, në rubrikën “Opinion” Nikolla duke iu referuar akuzave të opozitës për policinë dhe përdorimin e gazit lotsjellës tha se policia ka qenë e përmbajtur ndaj dhunës së protestuesve.

“Këto protesta të dhunshme dhe këto akte të paprecedenta të opozitës bëjnë që të kemi një ulje direkte të konsumit. Pra goditet biznesi i vogël që Basha e Kryemadhi e kanë kryefjalë. Investimet e huaja tronditen dhe kërkojnë të largohen nga Shqipëria duke ulur mirëqenien e shqiptarëve.
Opozita është në të drejtën e vet për të protestuar por dhuna nuk mund të jetë mjet. Kushdo që i bashkohet dhunës, i bashkohet regresit, rënies ekonomike, dëmit të imazhit. Kërkesa për dialog që bëhet nga maxhoranca ka të bëjë me barazinë në zgjedhje. Ne kemi qenë të gatshëm për të nënshkruar kodin zgjedhor. Shqiptarët e kanë kuptuar se maskat kanë rënë dhe e kanë kuptuar se politikanët e vjetër i tremben drejtësisë së re, siç i tremben humbjes së radhës. Ndaj dalin nga sistemi për të bërë prapa kthehu të rrugës së Shqipërisë”, deklaroi Nikolla, shkruan Balkanweb.

Sipas saj parlamenti është legjitim. “Pamjet flasin vetë për dhunën e paprecedentë ndaj punonjësve të policisë. Përkundrazi punonjësit e policisë kanë treguar akte vetëpërmbajtjeje ndërsa turma i godiste. Është një parlament legjitim, i dalë nga zgjedhje legjitime”, tha deputetja e PS.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.