Kryesore

Vranësira, por rriten temperaturat… Surprizat e motit

08:10 - 20.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare dominojnë në ultësirën perëndimore. Por vranësira të shpeshta paraqiten në zonat malore lindore të vendit gjatë paradites. Pasditja mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta përgjatë kufirit lindor por pa mundur të gjenerojnë reshje.




Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten me të paktën 2° në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 4-5°C mëngjesi deri në mbi 23°C në mesdita në rang territori. Era do fryjë mesatare në tokë dhe det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.