AKTUALITET

Foto & Video/ Vrasja e avokatit, autorët i vënë flakën ‘Benz’-it të vjedhur

22:08 - 22.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Elbasanit ka gjetur të djegur një makinë tip ‘Benz’ pak momente pas vrasjes së avokatit të njohur Ravik Gurra në një lokal në qendër të qytetit.
Dyshohet se mjeti i djegur është përdorur nga autorët për vrasjen e avokatit të Capjave dhe Shullazit. Mjeti tip ‘Benz’ rezulton i vjedhur në Fushë Krujë dhe u gjet i djegur në fshatin Karakullak.




Avokati i njohur është qëlluar me pistoletë me silenciator në kokë duke i shkaktuar vdekjen. Nuk dihen shkaqet e vrasjes së avokatit, por nuk përjashtohet pista për shkak të detyrës.

Policia ka ngritur postblloqe dhe po punon për kapjen e aturoëe dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Pas vrasjes policia ka ngritur postblloqe të shumta!

 

Makina e djegur e autoreve te vrasjes se avokatit

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.