SPORT

Açerbi: Strakoshës i besoj si vëllait tim

13:47 - 23.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tomas Strakosha u la jashtë ekipit Kombëtar për shkaqe disiplinore, me trajnerin Kristian Panuçi, që nuk toleroi vonesën e tij, duke i bërë një dhuratë të hidhur për 24-vjetorin e tij. Por ditën e sotme ka ardhur një deklaratë nga ana e mbrojtësit të Lacios, Açerbit, që vlerëson në maksimum gardianin shqiptar. “Strakosha? Ai është i ri, i besueshëm, i aftë. Unë kam besim te ai, nuk kam pse të shqetësohem për shokët e mi të skuadrës, i besoj atij si ta kisha vëlla”, ishin fjalët e Açerbit që nuk kanë nevojë për shumë interpretim pasi tregojnë qartësisht besimin që ka futbollisti te portieri i Kombëtares shqiptare.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.