BLUETOOTH

Alketa Vejsiu bëhet nostalgjike: “Ua e pabesueshme, shikoni çfarë kam gjetur!”

16:15 - 23.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu së fundmi është bërë mjaft nostalgjike për kohët e fëmijërisë dhe ka publikuar vjershat e saj të krijuara në vitin 1996. Vejsiu ka shpërndarë me ndjekësit në ‘Instagram’ disa video, teksa bën publike përmbajtje nga gazeta e parë që ajo ka bërë në shkollë. Moderatorja e dashur për publikun, siç mund ta kuptoni nga videot e postuara është emocionuar tej mase dhe është shprehur në këtë mënyrë: “Ua e pabesueshme, shikoni çfarë kam gjetur. Maj, viti 1996, Vogëlushët.




Kjo është gazeta e parë që kam bërë unë në shkollë. Ua e paparë, fantastike! Alketa Vejsiu bënte poezi. Ç’i kam këto poezi kështu që kam bërë. O Zot, e pabesueshme! Sa kujtim i bukur. Klasa e gjashtë. Kam qenë fiks sa është goca ime sot. Ky ka qenë botimi i parë.” Ëhë, Alketa ka qenë fiks në klasë të gjashtë kur ka shkruar poezinë që sapo dëgjuat. E talentuar, apo jo?


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.