BLUETOOTH

Vogëlushët e VIP-ave mbulohen nga luksi

18:00 - 23.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela AliajLuksi në ditët e sotme është një element, i cili identifikon personazhet VIP të huaj dhe jo vetëm. Trendin e të veshurit me firmat më të shtrenjta e me modelet më të fundit mesa duket prindërit e rinj e kanë transmetuar edhe te fëmijët e tyre që në vegjëli. Kjo ka nisur që herët, por ka qenë element identifikues i familjeve mbretërore. Ndërkohë që luksi tani është element identifikues i VIP-ave në gjithë botën duke filluar që nga familja Kardashian, Beyonce e Jay-Z, këngëtarja latine Cardi-B e sigurisht që një trend të tillë nuk kishin si mos ta ndiqnin edhe VIP-at tanë shqiptarë. Në një përmbledhje të shkurtër kemi sjellë një album me veshjet e foshnjave apo dhe vogëlushëve që s’kanë mbushur ende 1 apo 2 vjeç të mbuluar nga firmat më të fundit e veshjet më të shtrenjta. Nga mijëra euro për një kombinim për të dalë xhiro me mamin e babin, kush janë foshnjat që mbajnë në trup firmat më të shtrenjta të momentit.




  1. Loredana dhe Mozik me vajzën e tyre Hana

Mozzik dhe Loredana 4 muaj më parë u bënë për herë të parë prindër të një vajze të cilën e pagëzuan me emrin e veçantë Hana. Loredana dhe Mozzik e kanë shfaqur kujdesin ndaj vajzës dhe duket se nuk i mungon asgjë. Veshjet e saj firmato dhe plotë stil kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Së fundmi, Loredana ka publikuar disa foto ku tregon se i ka blerë dy dhurata të bijës. Në videot dhe fotot e postuara shihen një palë këpucë të vogla dhe një pallto, të dyja të markës luksoze Guçi. Në një kërkim në google rezulton se këpucët kanë kushtuar 150 euro, ndërsa palltoja rreth 877 euro, pra në total 1027 euro.

  1. Adelina Tahiri me djalin Jon Markov

Ajo është bërë nënë para disa muajsh. E Joni duket se do të rritet i veshur vetëm në rroba të firmave më të njohura. Kjo pasi këngëtarja Adelina Tahiri që në lindjen e tij u përkujdes që djali i saj edhe të flejë në rroba të shtrenjta. Ajo në një fotografi të publikuar në muajt e parë të vogëlushit tregon se Joni ka edhe shtratin dhe rrobat e gjumit të veshura me firmën e njohur ‘Burberry’. Si dhe karroca e tij është e firmës së njohur Cybex, e që nga një kërkim në Internet, kushton 1800 euro, shtuar dhe çmimin i kolltukut të foshnjës 300 euro, plot 2100 euro gjithsej.

  1. Nora Istrefi dhe Robert Berisha me vajzën Rene

Rene, vajza e vetme e këngëtarëve kosovarë Nora dhe Robert Berisha ka veshur që në moshë të vogël firmat më të njohura të kohës dhe të shtrenjta gjithashtu. Që pa mbushur një vjeç atë e shohim nëpër postime me veshje të ndryshme si: Burberry, Dior, Timbarland, Addidas, Zara kids etj. Këpucët dimërore që ajo ka veshur kur ka qenë shumë e vogël, të markës Timberland, kanë vlerën e 130 eurove, ndërsa pallto e Burberry arrin vlerën e 507 euro. Ndërkaq që fustani i saj i parë i veshur për Babyshower-in e saj ishte i firmës Christian Dior dhe kushtoi jo më pak se 890 euro.

  1. Jonida Maliqi dhe djali i saj, Dan

Këngëtarja e cila do të na përfaqësojë me këngën e saj “Ktheju Tokës” në Eurovision këtë vit njihet për veshjet e saj trendy dhe të shtrenjta. Por një stil të tillë ia ka transmetuar dhe djalit të saj, Dan. Që i vogël ai është parë me veshje të shtrenjta si: Hermes, Kenzo, Burberry, MCM, Addidas etj. Edhe pse këngëtarja është treguar shumë e rezervuar në ekspozimin e djalit të saj, njerëzit e afërt e kanë vënë re veshjet e tij të shtrenjta. Po të bëjmë një kontroll të vogël në internet vetëm një rrip i Hermes për fëmijë kushton 1000 euro. Ndërkaq Kenzo është firma e preferuar e Jonidës dhe jo vetëm e cila është më e lirë se Hermes ku varion në çmimet nga 50 paund deri në 200 paund. Çanta e MCM që ka Dani arrin vlerën e mbi 1000 euro ku paraqit shijen tipike të nënës së tij të të veshurit trendy dhe konfort. Ndërkohë që atletet e Addidas nga Kenye Ëest arrijnë vlerën e 400 euro.

  1. Lumi B dhe djali i tij, Blini:

Këngëtari i njohur Kosovar, Lumi B nuk heziton të paraqesë në Instagram veshjet e djalit të tij plot stil dhe shumë të shtrenjta. Blini vishet me Addidas, Zara kids, Timberland, Nike dhe ka raste edhe me veshjet të tjera si Givenchy e kemi parë të veshur vogëlushin. Ndërkaq në koleksionin e ri të Addidas by Kanye West, djali i reperit i kishte të tri llojet e atleteve të cilat kalonin çmimin e 400 euro secila. Ndërkohë që nuk mungojnë dhe modelet e fundit të Nike për fëmijë që të gjitha i gjen tek garderoba e Blinit, të cilat arrijnë vlerën e mbi 500 euro. Ndërsa në koleksionin e limituar të Givenchy për Nike arrin vlerën e 600 euro të veshura tek Blini. Ndërkohë që në sezonin që kaluam të dimrit, djali i reperit u vesh me firmën Timberland kids që kap vlerën e 600 euro.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.