Kryesore

Basha mbledhje me dyer të mbyllura: Nuk dua të rrini në kafe, takoni njerëz

12:00 - 25.03.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pasi dëshmoi për rreth një orë në Prokurorisë e Tiranës në lidhje me lobimin e PD-së në SHBA, kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur Grupin dhe Kryesinë e Partisë Demokratike. Detajet e mbledhjes dhe porositë që Basha la për të tijtë i bën me dije gazetari Klajdi Bodlli. Mësohet se i pari i demokratëve ka kërkuar angazhim në zona të caktuara dhe funksionim të grupeve të gatshme. Po ashtu pritet të ketë protesta në rrethe, aty ku siç ka këshilluar edhe Basha, ka problematika të caktuara.




Lideri i të djathtëve ka kërkuar ndër të tjera mbledhje javore të të gjitha degëve dhe përgatitje për protestat. Demokratët janë të vendosur të protestojnë sa herë ka Parlament.  “Nuk dua të rrini nëpër kafe, vetëm takime intensive me qytetatët. Protestat të jenë sa me masive. Të gjithë strukturat të jenë të pregatitura per zgjedhje krahas organizimit te protestave.”, mësohet të ketë thënë Basha. Prandaj edhe Basha e ka ndalur fokusin e bisedës së tij pikërisht tek angazhimi që duhet të ketë grupi e Kryesia për protestat.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.