Kryesore

Deklarata e Prokurorisë për dëshminë e Bashës/ Reagon PD:  E gatuar politikisht

16:28 - 25.03.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas deklaratës së Prokurorisë për dëshminë e Lulzim Bashës, ka reaguar edhe Partia Demokratike. Në një deklaratë për shtyp, selia blu ka bërë me dije deklarata e Prokuorisë është e paligjshme dhe e gatuar politikisht.




Deklaratë e Partisë Demokratike

Deklarata e sotme e Prokurorisë është e paligjshme, e gënjeshtërt, e paprecedentë, vetëdiskredituese dhe e gatuar politikisht.

Dalja me konkluzione hetimore ende pa përfunduar hetimin, si asnjëherë më parë në këto 30 vjet, tregon se Prokuroria po përdoret politikisht dhe po i shërben propagandës qeveritare kundër opozitës së vendit.

Partia Demokratike nuk ka shkelur asnjë ligj dhe ka deklaruar të gjitha shpenzimet e kryera në vitin 2017.

Pasi gënjeshtra e madhe që kishte ngritur për hetimin e Partisë Demokratike i plasi në dorë, pas informacioneve të ardhura nga SHBA dhe Skocia, Edi Rama në dëshpërim ka vendosur të përdorë sërish prokurorinë duke e kthyer nga institucion të ligjit në institucion qesharak propagande.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi u thirrën sot në Prokurori si persona që kanë dijeni, në vijim të hetimit të nisur për dosjen e lobimit në SHBA.

Pas qëndrimit rreth një orë në Prokurori, Basha deklaroi për mediat se ka prova që faktojnë se as PD dhe asnjë drejtues i saj nuk ka shkelur asnjë ligj, ndërsa shtoi se prokuroria vihet në lëvizje sa herë i intereson qeverisë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.