SPORT

Del Piero: Ky Juventus po bën historinë

13:00 - 25.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Legjenda bardhezi, Alesandro Del Piero nuk mund të rrijë pa folur për Juventusin e tij dhe e bëri këtë edhe në Bali të Indonezisë, ku ishte në kuadër të “Champions League Tour”, një aktivitet i mbështetur nga UEFA. “Ndaj Atletikos ishte një përmbysje e madhe, por kush e njeh këtë shoqëri, e kupton që nuk ishte befasi. Ky Juventus po bën historinë dhe herët a vonë, Champions-i do të mbërrijë.




Ronaldo është marrë për Champions-in, por edhe nëse nuk ia dalin, nuk është dështim”, tha Del Piero. “Pinturikio” ka qenë në fushë në vitin ’96, kur Juventusi fitoi Champions-in për herë të fundit, pikërisht në finalen kundër Ajaksit, me të cilin bardhezinjtë do të përballen në çerekfinalet e këtij edicioni. “Atëherë ka qenë një epokë tjetër dhe futbolli ishte ndryshe. Ajaksi ishte një skuadër shumë më e mirë dhe talentet e saj më pas pushtuan futbollin botëror. Megjithatë, këtë edicion më bëri përshtypje mënyra se si e eliminuan Realin, ndaj për Juventusin nuk do të jetë aspak shëtitje”, u shpreh Aleks Del Piero.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.