Kryesore

Lulzim Basha në Prokurori/ Kryedemokrati do të pyetet për lobimin rus, reagon PD

09:16 - 25.03.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lulzim Basha do të paraqitet ditën e sotme në Prokurori në statusin e personit që ka dijeni për lobimin rus. Kujtojmë se kjo është thirrja e dytë që organi i akuzës i dërgon kryedemokratit. Ditën e enjte, Basha nuk u paraqit në Prokurori, pasi ishte në Bruksel, megjithatë ai dërgoi një letër, duke thënë se çështja ishte politike. Ditën e sotme lideri i opozitës do të paraqitet të jap dëshminë e tij.




Reagimi i PD

Ndërkohë që pas thirrjes së Bashës në Prokurori, PD ka dalë me një sqarim. Sipas tyre Basha shkoi në Prokurori ditën e sotme, në cilësinë e personave që kanë dijeni për ngjarjen.

“Basha shkoi sot ne prokurori, pasi prokuroria hoqi dore nga kerkesa e paligjshme per thirrjen per njohje me aktet. Behej fjale per njohjen me leterporosite qe kane shkuar qe ne gusht ne prokurori dhe i bejne publike tani, sipas axhendes politike te Rames. Pasi ne i thame te enjten se kerkesa eshte e paligjshme dhe i sherben qeverise, erdhi nje shkrese tjeter, e formuluar brenda kerkesave ligjore, qe kerkon deshmi ne cilesine e personave qe kane dijeni per ngjarjen. Njesoj si disa muaj me pare, kur ka dhene nje deshmi te ngjashme, Basha u paraqit ne prokurori”,thuhet në sqarimin e PD-së.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.