BLUETOOTH

Sali Berisha mes puthjesh. Topi, njeriu i festës në Pallatin e Brigadave

16:00 - 25.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:




Sali Berisha mes puthjesh

Të gjithë e duan kryeministrin. Ndaj dhe ai nuk ka sesi të mungojë në këto faqe të Bluetoothit. Por kryeministri nuk ka preferenca. Pranon të puthet dhe përqafohet, si nga Çiljeta, ashtu nga Bleona Qerreti. Hehehe, por sikurse e shohim në këtë foto, Berisha i pranon edhe ato që janë më të vjetra në moshë. Dhe e shohim këtë grua tek i ka ngulur buzët e saj në faqen e kryeministrit, madje duket tejet e lumtur. E si zakonisht, edhe kryeministri Berisha është i lumtur. Në fund të fundit, kush nuk e dëshiron një puthje.

Topi, njeriu i festës në Pallatin e Brigadave
Njeriu që duhet të mbajë flamurin e bashkimit të të gjithë faktorëve në një pritje madhështore në pallatin e Brigadave, është presidenti Bamir Topi. Ja tek e shohim në këtë foto, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Teuta Topi. Megjithatë, arritja më e madhe për presidentin, është pikërisht fakti se ka arritur që të mbledhë në festën e pavarësisë, si kreun e opozitës Edi Rama ashtu edhe kryeministrin Sali Berisha. Të paktën për datën 28 nëntor, e gjithë politika bëhet bashkë.

Ky shkrim u botua më 4 dhjetor 2010

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.