Kryesore

Sherri me Edi Ramën dhe dorëheqja/ Blerina Gjylameti sqaron të vërtetën

14:32 - 25.03.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Blerina Gjylameti, deputetja dhe kryetarja e PS-së për Tiranën e ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në Neës 24 hodhi poshtë të gjitha zërat se ajo kishte bërë sherr me Ramën gjatë Kongresit të Partisë Socialiste, madje kishte dhënë edhe dorëheqjen nga detyrat.E buzëqeshur, Gjylameti tha në studio se gjithë sa shkruhet në media janë spekulime dhe se ajo vijon të jetë në detyrë.  “Unë jam në detyrë. Të gjitha të tjerat janë spekulime të ditës. Do të flisja për ato çfarë arritëm në atë Kongres dhe jo për këto. Kemi një projekt të madh për të çuar përpara. Unë vazhdoj të punoj për projektin “Shqipëria që duam” më shumë se sa të dëgjoj çfarë thotë një individ apo një tjetër”.




E pyetur për marrëdhëniet me kryebashkiakun Veliaj, i cili do të jetë sërish kandidat i PS-së për zgjedhjet vendore, Gjylameti tha se me të ka bashkëpunim të mirë me fokus tek njerëzit.

Ndërsa listën e 100 kandidatëve për këshillin bashkiakë, Gjylameti e cilësoi një listë që: “Pasqyron një shumëllojshmëri që nga pjesa e personaliteteve të ndryshe dhe figurave të konsoliduara të PS. Mendoj që është një listë e kombinuar në të gjitha aspektet. Do të jetë një listë që do të shënojë tjetër fitore”, tha Gjylameti, duke iu shmangur pyetjes nëse ishte pyetur apo jo nga Veliaj për emrat, apo pse asnjë prej mbështetësve të saj nuk ishte pjesë e kësaj liste.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.