Kryesore

Soreca iu përgjigj për buxhetin/ Kryebashkiakja e Prrenjasit ndodhet në spital për të lindur vajzën

14:25 - 27.03.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e sotme ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca i ka kthyer përgjigje me anë të një letre, Kryetares së Bashkisë së Prrenjasit, Miranda Rira. Kryebashkiakja nga rradhët e LSI ii shkroi ambasadorit një letër lidhur me buxhetin më 1 mars. Në letrën e tij, z. Soreca shpreh shqetësimin e thellë lidhur me mosmiratimin e buxhetit të vitit 2019, për bashkinë Prrenjas. Por duket se kjo letër nuk është dërguar në ditën e duhur.




Gazeta Shqiptare mëson se ditën e sotme kryebashkiakja e Prrenjasit jo vetëm që nuk është në zyrën e saj, por është në spital. Bëhet me dije se Miranda Rira do të sjellë në jetë vajzën e saj të dytë. Në mes të një klime të nxehtë politike, Rira e ka mbajtur të fshehtë lajmin e bukur që vjen nga jeta e saj private, duke i dhënë përparësi punëve të Bashkisë. Por duket se letrën e ambasadorit ditën e sotme, ajo nuk ka mundur ta presë, pasi është në pritje të një dhurate më të çmuar.

Kujtojmë se Miranda Rira është nënë e një vajze të vogël, ndaj ajo dhe bashkëshorti i saj do të gëzohen për të dytën herë me një vogëlushe. Duket se shpejt asaj do ti duhet të kthehet në krye të bashkisë, për të vijuar punët e qytetarit të parë të Prrenjasit, këtë herë si nënë e dy vajzëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.