BLUETOOTH

Bashkëshortja e Tahirit shtatzënë, çifti në pritje të djalit të dytë

09:00 - 30.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj – Së shpejti do të bëhen 4, gruaja e ish-ministrit sjell sërish gëzim në familje. Në javët e fundit të shtatzënisë, Fatlinda Berisha pret djalin e dytë




Ardhja në jetë e një fëmije është lajmi më i bukur dhe më i veçantë për një familje. Shumë nga personazhet e njohur mundohen që jetën e tyre private ta mbajnë të fshehtë dhe sidomos larg vëmendjes së mediave. Por së fundmi kemi zbuluar një ‘të fshehtë’ shumë të bukur. Burime për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare” na kanë thënë se bashkëshortja e ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri, është shtatzënë dhe në javët e fundit të saj. Familja Tahiri së shpejti do të rritet me djalin e dytë që do të sjellë në jetë Fatlinda Berisha. Edhe pse janë munduar ta mbajnë të fshehtë për një kohë të gjatë dhe bashkëshortja e ish-ministrit nuk ka dalë shpesh në fokusin e kamerave, ky lajm i bukur s’kishte se si të shpëtonte për mediat.

Nëna e një djaloshi të quajtur Drin, tashmë në javët e fundit të shtatzënisë, do të sjellë në jetë vogëlushin e dytë në familjen Tahiri. E ku ka lajm më të bukur se ky? Urojmë që të vijë sa më mirë dhe të ketë jetën e gjatë, dhe sigurisht të shohim ç’emër shqiptar do t’i vendosi mami Fatlinda dhe babi Saimiri vogëlushit.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.