AKTUALITET

Universiteti i Prishtinës e refuzon, Zvicra e pranon

11:17 - 04.04.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edhe me nota të mira dhe përvojën e duhur, Islam Borinca nuk është pranuar në Universitetin e Prishtinës.




Islam Borinca gjatë studimeve ishte studenti më i mirë në gjeneratën e tij 2013/2014. Ai studioi Psikologji shkollore dhe këshillim, duke u diplomuar me mesataren 9.9.

Ai gjithashtu për herë të parë bashkëpunoi edhe me një bashkëmentor nga Universiteti i Gjenevës, Itali (diçka e pazakontë në Kosovë për nivelin master).

Mirëpo, mundi i tij nuk u vlerësua nga profesorët e Departamentit të Psikologjisë, shkruan albinfo.ch.

Pavarësisht këtyre pengesave ai vazhdoi rrugën e dijes. Në vitin 2016 ai fitoi Bursën e Ekselencës për të filluar studimet doktorale, e cila do të zgjaste tre vite, njëherësh kjo bursë i jepet vetëm një aplikanti në gjithë Ballkanin. Në vitin 2017 pas fitimit të Bursës së Ekselencës faqja e Universitetit të Prishtinës e shpalli si një ndër studentët më mendje ndritur të këtij Universiteti duke theksuar se ishin tejet krenar për suksesin e tij.

Në kuadër të doktoraturës së tij, ai morri pjesë në shumë Konferenca shkencore si në SHBA, Belgjikë, Francë ndërsa në Universitetin Cyrihut ishte i ftuar special për ta mbajtur një ligjëratë.

Ndërsa tani ai do marrë pjesë në një ndër Konferencat më të mëdha të kontaktit-ndërgrupor në Newcastle të Australisë dhe njëkohësisht është Psikologu i parë shqiptar që merr pjesë në një konferencë të tillë, gjithashtu gjatë studimeve doktorale të tij, ai realizoi shumë hulumtime si dhe ka shumë publikime në journale shkencore, gjithashtu ai tani është pjesë në një ndër projektet më të mëdha në Evropë në kuadër të “Qendrës Nacionale për Kompetenca në Hulumtim” si dhe në “Serinë e Migrimeve dhe Lëvizshmërisë”, të cilat ai i bëri publike edhe në rrjetet sociale.

Gjatë doktoraturës së tij në Zvicër, ai deshi të japë kontributin në vendin e tij dhe kishte aplikuar dy herë në Universitetin e Prishtinës si asistent, por aplikimi i tij ishte refuzuar pavarësisht faktit që i plotësonte të gjitha kushtet dhe ishte i njohur nga të gjithë.

Në vitin 2019, kohë kur ai është akoma student i doktoraturës i jepet mundësia të punojë si asistent i Psikologjisë Sociale në Universitetin e Gjenevës.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.