BOTA

Kandidatët për President bëjnë testin e drogës

10:34 - 07.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fushata e zgjedhjeve presidenciale në Ukrahinë ka marrë një tjetër kthesë, kur dy kandidatët i janë nënshtruar testit të drogës.




Të ndjekur nga qindra gazetarë dhe nën objektivin e kamerave, Petro Poroshenko dhe rivali i tij Volodimir Zelenski, dhanë kampionët e gjakut në klinikat e Kievit.

Kjo ishte një kërkesë e kreut aktual të Ukrainës, pas sfidës që i bëri komediani për një debat televiziv para raundit të dytë që do të mbahet më 21 Prill.

Poroshenko pranoi përballjen por kishte dhe ai sfidën e tij, t’i nënshtroheshin testit për përdorim të drogës duke e transmetuar “Live” në Facebook.

Rezultatet fillestare dolën negative, thanë mjekët.

Në raundin e parë Poroshenko u rendit pas komedianit Volodymyr Zelensky, i cili është bërë i njohur në serialin televiziv “Shërbyesit e Popullit”.

Kjo sfidë siguroi që gara midis dy kandidatëve të kalonte më tej në një spektakël mediatik, i cili do të vazhdojë pasi të dy kandidatët do të përballen në një debat brenda stadiumit të Kievit prej 70,000 vendesh, arena më e madhe e vendit, e cila u rinovua për turneun e futbollit Euro 2012 .


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.