EKONOMI

Paralajmërimi i Tatimeve: Kujdes kur kryeni transaksione me këto subjekte, sepse do të penalizoheni!

14:30 - 07.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve informon se çdo tatimpagues përpara se të hyjë në një transaksion me një tatimpagues tjetër, duhet të verifikojë statusin e tij dhe të sigurohet që blerësi apo shitësi është tatimpagues me status “Aktiv” dhe mund të kryejë transaksione.




Për tatimpaguesit me status “Pasiv” do të konsiderohet shkelje administrative, çdo transaksion i kryer nga tatimpaguesit, persona fizikë apo juridikë, tregtarë, të cilët në datën e kryerjes së transaksionit rezultojnë të jenë me status pasiv. Për tatimpaguesit me status “Aktiv” me përjashtim të transaksioneve të kryera nga subjekte që ushtrojnë aktivitet në fushën e telekomunikacionit, shitjes së energjisë dhe ujit për konsumatorët finalë, sigurimeve, si dhe në rastet kur janë lidhur kontrata afatgjata “leasing”, do të konsiderohet shkelje administrative çdo transaksion i kryer nga tatimpaguesit aktiv, persona fizikë apo juridikë tregtarë, me tatimpagues të cilët janë me status pasiv. Të gjithë tatimpaguesit mund të konsultojnë listën e tatimpaguesve, të cilët kanë kaluar në regjistrin pasiv në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.