AKTUALITET

613 kg kokainë e fshehur në banane, Çekaj kërkon azil në Gjermani

13:41 - 09.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Arbër Çekaj, pronari i kontejnerit në të cilin u gjetën 613 kg kokainë, ka kërkuar azil në Gjermani.




Lajmi është bërë i ditur për “News24” nga burime konfidenciale, duke shtuar se kërkesa e Arbër Çekajt po shqyrtohet nga Gjykata e Essen.

Sasia e lëndës narkotike e fshehur mes bananeve u zbulua me 27 shkurt 2018 , ndërsa  Çekaj është pronar i kompanisë që porositi kontejnerët e bananeve.

Shtetasi Arbër Çekaj rezultonte të ishte larguar nga Shqipëria 3 javë para se të sekuestrohej sasia rekord e kokainës dhe që në atë moment Policia bëri shpalljen në kërkim ndërkombëtar, pasi kishte dyshime se ai ndodhej në Gjermani.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.