POLITIKË

Hajdari bashkohet me ish-deputetët demokratë

13:23 - 09.04.19 alma
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari ka shkuar ditën e sotme te banorët e Bulevardit të Ri.




Ajo u ka propozuar banorëve që po protestojnë kundër shembjes së banesave të tyre, që çështja të shkojë në Strasburg.

“Duhet të gjejmë mënyrën që kjo çështje të shkojë në Strasburg. Unë e di që ju nuk keni forcë por kjo çështje do të shkojë në gjykatën e Tiranës, në atë të Apelit dhe unë jam e sigurtë që gjykata do t’ju japë juve të drejtë. Sepse duhet të krijojmë një precedent, që kjo ju ka ndodhur ju, të mos ju ndodhë familjeve të tjera. Sepse nuk është hera e parë që ndodh”, ka deklaruar Hajdari.

Hajdari është deputetja e parë e opozitës së re që shkon në terren, ndërkohë që te banorët e Bulevardit të Ri, kanë qenë edhe Jorida Tabaku dhe Klevis Balliu.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.