Opinion-Komente

Elez Biberaj, me shpatulla për muri!

15:33 - 12.04.19 Artan Fuga

E shpartalluam edhe shpifësin, thyerësin e ëndërrave të Shqipërisë së Re, kadriun, nxirësin e imazhit të Shqipërisë në botë, abuzuesin me emrin e një mediaje të madhe sikurse është Zëri i Amerikës, propagandistin e njëanshëm dhe krejt të painformuar për arritjet e vendit tonë,



Elez Biberajn.

E bëmë zap me stil, me argumente, me logjikë të fortë, me statistika, me nëntekste, me figura stilistike, metafora duke i provuar mbarë botës se tashmë Shqipëria ka Zot, Peqini ka Zot, Kavaja ka Zot, Rrogozhina ka Zot.

Pushteti në Shqipërinë e sotme demokratike debaton si i barabartë me gazetarët dhe sot në Shqipëri është populli Zot, ka drejtësi për të gjithë, punë dhe arësim, dhe integrimi europian është ke pragu i shtëpisë.

Gazetarët – kadrinj!
Ekonomistët – kadrinj!
Sociologët – kadrinj!
Artistët – kadrinj!
Opozita – kadrinj

Qentë le të lehin, karvani nuk e rrun fare nga asgjë !

Radioja Tirana e Lirë përhap zërin e saj kudo në botë!

Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

  1. Ama shkrim filozofi! Kendej nga Dibra per njerez si ky thone: E mori teposhten se i ka hyre vetja ne qejf.” Ky Elez Biberaj qe na mban mbi buze ca mustaqe dihet se eshte gjelle UDB-je dhe nje me nder me thane i efshte.
    Nuk e di pse e kemarre ne mbrojtje, mr fatzi kete Elezin?

    Përgjigju ↓