AKTUALITET

Gjysma e “mësuesve” në Shqipëri ngelësa, s´kalojnë provimin e licencës

17:30 - 12.04.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjysma e kandidatëve për të marrë të drejtën e mësimdhënies kanë ngelur në Provimin e Shtetit. Edhe pse kanë mbaruar studimet e larta, ata nuk kanë mundur të marrin licencën e mësuesit. Ndërkohë asnjë prej kaluesve nuk ka fituar pikët maksimale në provim.




Sipas Qendrës së Shërbimeve Arsimore vetëm 49.6% e kandidatëve kanë marrë notë kaluese, ndërsa mbetësit kanë të drejtë t’i nënshtrohen sërish provimit kundrejt një pagese ose ta ankimojnë rezultatin. Në syrin e Veronikës, mësuese e matematikës që në vitin 71, kjo gjendje është kambanë alarmi.

“Rënia vjen që nga përgatitja e mësuesve niveli i tyre që lë për të dëshiruar, dhe e kam konstatuar nëpërmjet punës me nxënësit; por nuk është vetëm kjo e mësuesve që luan një rol kryesor, por është dhe programi ,tekstet”,  tha Veronika Cfarku.

Për mësueset, pensioniste tashmë duhet të merren masa të menjëhershme për përmirësimin e nivelit arsimor në vend; ndryshe e ardhmja edhe pse me kushte më të mira se në kohën e tyre, nuk do të jetë e ndritur.

“Po të ishte vetëm në dorë të këtyre mësuesve, imagjino çdo përgatitej për të ardhmen. Është një fatkeqësi në këtë drejtim dhe duhet menjëherë të ndryshohet që nga përgatitja”, vijoi Cfarku./T.CH


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.