AKTUALITET

Miratohet javën e ardhshme Karta e Studentit

16:09 - 12.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në mbledhjen e qeverisë javën e ardhshme pritet të miratohet VKM-ja për Kartën e Studentit. Këtë e ka bërë të ditur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një takimi të zhvilluar në Qytetin Studenti në godinat 28-29, ku ishte i pranishëm edhe kryeministrit, Edi Rama. Sipas Veliaj, Këshilli Bashkiak ka aprovuar edhe 40 shërbimet publike nga të cilat studentët do të mund të përfitojnë zbritje pas pajisjes me këtë kartë.




“Kryeministrit javën tjetër ka për vendim në tavolinën e vet në mbledhjen e qeverisë VKM-në për Kartën e Studentit. Është përgatitur. Kryeministri e ka vënë në rendin e ditës për të mërkurën. Menjëherë sapo të mbarojë mbledhja e kryeministrit në do të bëjmë një dëgjesë për të bërë prezantimin e kartës. Tashmë Këshilli Bashkiak i Tiranës i ka aprovuar dhe 40 shërbimet, ca janë kinema, ca janë teatër, ca janë abone student dhe gjëra të kësaj natyre që mund të kenë më shumë impakt. Të 40 shërbimet janë “shërbime publike”, u shpreh Veliaj.

Ndërkohë, ndërsa ka njoftuar se kanë shfaqur interes po ashtu edhe kompani prive për të ofruar shërbime për studentët me kosto më të ulët, ka shtuar se do të punohet që shpërndarja e kartave të përfundojë para mbylljes së viti akademik, pra brenda datës 21 korrik.

“Ndërkohë, duke qenë se kemi filluar të flasim për kartën janë ofruar dhe shumë kompani private, kryesisht që sheshin libra, rroba. Kështu që do të fusim edhe shërbime private. Ne do të mundohemi që të shpërndajmë sa më shumë deri më 21 korrik.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.