AKTUALITET

Video/ “Kjo mrekulli quhet Shqipëri, po ta ul pak kamerën, këta janë shqiptarët”

10:37 - 12.04.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shqipërinë e ka bekuar Zoti. Infrastruktura poblematike ka bërë që Shqipëria të mbetet e panjohur në shumë pjesë të saj, por gjithnjë e më tepër vendi ynë na shpërfaq dimensionet e tij të fshehura. Këtë herë do të ndalemi në Ulëz, Shkopet dhe Lurë. Bukuri të rralla që e humbasin shkëlqimin sapo u afrohet pranë këmba e njeriut.




 “Kjo mrekulli quhet Shqipëri, po ta ul pak kamerën, këta janë shqiptarët”. Janë këto fjalët që dëshmojnë qartë sensin shkatërrues të shqiptarëve ndaj natyrës. Shqiptarët janë aty kur bukuritë natyrore mbulohen nga mbeturina të hedhura kuturu. Videoja në Ulëz e tregon më qartë.

Mbeturinat në Shqipëri i has ngado, në fotografi kujdeset që të mos i nxjerrë askush, por ato vijojnë aty. Luftojnë me vitet.

Shqipëria nuk ka gojë të flasë, ne i hedhim mbetje kurse ajo na përgjigjet me lule. Ne i presim pemët, ato mbijnë sërish. Natyra nuk hakmerret, pret që të rikthehemi drejt saj, të jemi njerëz.

s 17 s16 s15 s14 s13 s12 s11 s10 s8 s7 s6 s5 s4 s3 s2 s1 s9
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.