AKTUALITET

Braçe komenton protestën: Grushta hanë, më të dhunshëm bëhen

21:48 - 13.04.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazi lotsjellës nuk i ka ndalur protestuesit opozitarë. Ata vijojnë të qëndrojnë pranë Parlamentit duke tentuar t’i afrohen sa më shumë këtij institucioni. Në lidhje me përplasjen me policisë dhe protestuesve ka reaguar edhe zëvendës Kryeministri Erion Braçe.




Ai thotë se cenimi i sigurisë publike nga 2000, 3000, 5000, ja dhe 10000 njerez te dhunshem, nuk i bën asgjë një shumice politike.

Postimi i plotë: 

GRUSHTA AMERIKANO-GJERMANE
HANE,
ME TE DHUNSHEM BEHEN!

Siguria Publike eshte 
nje e mire publike;
Rendi Publik eshte
nje e mire publike;
Drejtesia e barabarte per kedo
eshte nje e mire publike;
Imazhi i vendit
eshte nje e mire publike;
#ESHTEEKONOMI
#ESHTEEKONOMIAJOTE
Eshte sot, duhet te jete edhe neser!
#JANETEARDHURATETUA
#ESHTEPUNAJOTE

Cenimi i sigurise publike nga 2000, 3000, 5000, ja dhe 10000 njerez te dhunshem, nuk i ben asgje nje shumice politike, zero!

Ama ekonomine tende e godet!
Mendoje pak,
dy elementet kyc te ekonomise gjate vitit te fundit ishin:
#INVESTIMETEHUAJA dhe
#TURISTETESHUMTE

Nje grusht politiqensh te korruptuar, tamam ata qe
kane vjedhur duke vrare e kane vrare per tu mbrojtur,
po shkaterrojne ekonomine tuaj!

Ate ekonomi qe e keni ngritur vete,
me mund, djerse e sakrifica,
te ardhurat tuaja;

Per te tjeret,
ate ekonomi qe ju jep punen e prej saj edhe te ardhurat e perditshme!

Mos i falni keta funderina qe
nuk jane si ju, nuk kane hall te nxjerrin fundin e muajit,
te paguajne rrogat e punetoreve cdo fund muaji.
Jane tamam politiqente qe as e vrasin mendjen per ekonomine tuaj,
por po bejne cmos te kene ekonomine e tyre!

Duan para me shume,
ndaj duan pushtet sa me pare!
Pa zgjedhje sepse e dine qe ju si votoni me kurre.
Me dhune!
Me dhune mbi cdo polic te shtetit te angazhuar per sigurine publike, me dhune mbi secilin prej jush,
ekonomine tuaj e te ardhurat tuaja!

Kur ndodh kjo,
ligji duhet te mbroj interesin publik!
Ligji mbi te gjithe!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.