MILOSAO

Jeta e panjohur e Kostë Çekrezit në rininë e tij ( 31 mars 1892- 10 janar 1959)

15:00 - 14.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jeta aktive në Uashington e bën të njohur në qarqet poli tike e diplomatike. Ndërkohë, Çekrezi plotëson shkollimin e tij në Harvard. Diplomohet në 1918 me gradën Bachelor of Arts dhe, pas kësaj, jep leksione si profesor i historisë në Colombia University. Prej 2 Marsit 1920 (deri në 1922), Kostë Çekrezi është i pari përfaqësues i akredituar nga qeveria e Kongresit të Lushnjës pranë Qeverisë Amerikane, si Komisioner i Shqipërisë në Uashington. Në 1925 kthehet në Shqipëri dhe boton në Tiranë gazetat “Telegraf” dhe “Ora”deri në 1932.




Nga Andon Andoni – Ishte e shtuna e dytë, 12 qershor 1910 , kur djaloshi i ri, Kostë Çekrezi, me cullufen e ngritur mbi ballë, linte rrugicat e kalldrëmta të Korçës dhe ndiqte pas, në të dalë të Mborjes, të atin, një burrë i shkurtër e fjalëpakë. Në njërën anë të mushkës kishin ngarkuar një valixhe druri të mbushur me libra dhe fletore dhe, në anën tjetër, dy velenxa leshi të punuar në vegjë.
I ati e kishte pyetur për përfundimin e shkollës dhe ai, pa dashur të fliste, i kishte zgjatur dëftesën. I ati e dinte më mirë se kushdo tjetër se ç’do të thoshte t’i kishe në dëftesën e gjimnazit grek të Korçës të gjitha lëndët “shkëlqyeshëm” . Ai vetë, një nëpunës në fshatin e tij, në Ziçisht, ndihej krenar për të birin, i cili, në përfundim të gjimnazit, vlerësohej me notën shkëlqyeshëm (9.55), duke i hapur vetë udhët për të ndjekur studimet universitare. Pas lëndëve dhe notave shënoheshin edhe emrat e profesorëve, ku Anastasi, i ati, mbajti sytë mbi emrin e njërit prej tyre, Spiro Kondës , të cilin e kishte takuar disa herë gjatë atyre viteve…

Në të përpjetën e Moravës, përmbi Mborje, Kosta vështroi edhe njëherë mbi çatitë e murrme të qytetit të Korçës, Shën Triadhën e mbuluar nga selvitë e gjelbërimi, Mitropolinë dhe, pak më tej, brenda oborrit të saj, ndërtesën dykatëshe të gjimnazit, ku kishte kaluar gjashtë vitet e shkollës, dy në ciklin e ulët dhe katër në klasat e larta . Tani, për djaloshin tetëmbëdhjetëvjeçar po niste një jetë e re, e çelur prej diturish të nxëna në gjimnazin e vetëm të asaj kohe në qytetin e Korçës. Por gjithë ata libra që kishte shkuar nëpër duar , sidomos ata të historisë që e ndillnin më shumë, kishin hapur një rrugë të pashkelur në jetën e tij. Por ai u josh së tepërmi edhe nga lënda e “politikës”, të cilën, në gjimnaz e jepte “një nga edukatorët më mendjendritur që ka sot Greqia (në vitin 1927- A. A.), profesor Pandeli Handeli, i cili ardhi në Korçë më 1909 drejt e nga Universiteti i Berlinit… Ne, studentët e tij, e mbajmë mend atë arsimtar të çquar me mirënjohjen më të gjallë dhe me dashurinë më të sinqertë” , do kujtonte Çekrezi.
Si lanë pas Mborjen, morën përpjetë drejt Gurit të Cjapit nëpër udhishtën e ngushtë të malit, të mbuluar nga shkurret e drizave dhe ahishtave. Dolën në Çardhak. Fusha e Korçës shtrihej deri në këmbë të Malit të Thatë dhe, më tej, në grykën e malit të Ivanit, dukej zona e Prespës, me malin e Pellës atje tej. Pella e Aleksandrit të Madh të Maqedonisë dhe Korça janë shumë afër .

Udha ishte e rrahur nga fshatarë e druvarë që zbrisnin drejt qytetit dhe të tjerë që lëvrinin malit: kaçakë, çobanë, muhaxhirë, hyzmeqarë.
Pylli oshtinte nga cicërimat e zogjve dhe bilbilat ia buçitnin këngës pranë ujërave të përrenjve që rridhnin me gurgullimë diku larg. S’është çudi, që prej kësaj ndjesie, ai do të vendoste të jetonte, vite më vonë në Amerikë, pranë një pylli në Arlington Virginia (1918 North Kirkëood Road), që nga fillimi i Luftës së Dytë Botërore e deri sa vdiq, më 1959-ën.
Djali pyeti për shokët: Gaqo Petren, Vasil Dumen, Grigor Sotirin, Andon Spiron, Spiro Donushin, Thimi Kiçon, Petro Llazin, Thoma Nasen! I ati i kishte folur për të gjithë me radhë.

“Vasili, ja, ashtu, aguridhe, me çomagën e kolendrave gjezdis fshatit akoma. Andon Spirua u kthye pe Amerikës së bardhë. Ka sjellë një gërnetë. Phë! Fare budalla, gjer në Amerikë për një gërnetë! Gaqo Petren e kemi bërë kryeplak. Është pak më i madh se ti, posi!ë”. Të tjerët; në Amerikë…
Djaloshi tetëmbëdhjetëvjeçar tani s’mund të barabitej me shokët. Edhe pse i kishte zili, se mjaft prej tyre ishin treguar më trima teksa kishin kapërcyer oqeanin dhe kishin marrë udhën e botës, duke punuar nëpër ca fabrika e miniera deri në zemër të tokës, ai kishte shkollën. Pa folur pastaj për lemerinë e nënave dhe grave kur ndiqnin në udhën e kishës papa Dhimitrin tek drejtohej në ndonjë portë për të dhënë “mandatën e zezë” për ndonjë nga burrat e ikur.
Ndërsa jetonte me historitë e fshatit, sidomos me të ikurit drejt Amerikës dhe letrat që dërgonin prej andej dhe ndiente një tundim të fortë për t’iu bashkuar të ikurve, Korça, nga ana tjetër, me jetën e saj të çuditshme, kishte lënë gjurmë në rininë e tij të parë, saqë, në vitet e mëvonshme, do ta quante “Korça, qyteti më Evropian dhe më i ndryshmi i Shqipërisë” .

Doemos që kishte sjellë ndër mend dhe shoqkëzat e dikurshme: Gliqirinë e Gaqove, Lirikën e Priftit. Disa javë më parë, në ditën e Pashkës së Madhe, Gliqirinë e kishte takuar në rrethinat e kishës së Ziçishtit. Njerëzia ndiqnin papa Dhimitrin që këndonte troparen. Lulet e verdha të pashkës kundërmonin dhe, në atë gjysmë terr, të ndriçuar nga qirinjtë e besimtarëve, ai i ishte afruar Gliqirisë së Gaqove. Merrte frymë me zor. I pengohej gjoksi dhe i dridhej zëri. Ndoshta nga freskia e natës së fillimmajit.
-Gliqiri! Dalim nga Llënga…ë
Ajo e kishte parë drejt e në bebëzat e syrit…
– Kostë, ti tashi je djalë me shkollë të madhe dhe unë…

Atëherë, ai i kishte shkuar dorën pas belit dhe e kishte puthur rrëmbimthi nëpër faqet që i mbanin erë temjan. Kishin fërgëlluar dhe dridhur si degët e qiparisave në krah të kishës. Ky ishte një fshat i veçantë. Me djem e vajza çapkëne, që i binin defit në dasma dhe mbushnin sofatet e portave me gaz rinie deri në agim, aq sa në ato kohëra më hokatari i fshatit kishte thënë: “Sa sisë shtrydhen në këtë fshat, nuk shtrydhen në tërë botën” .
A thua se ky djalosh, pa dirsur ende mustaqet, do ta merrte me vete ketë shpeng dashurie dhe lirie nga Ziçishti i tij, për ta përndarë deri në sallonet më të larta të aristokracisë amerikane, franceze, si i barabartë mes të barabartëveë Ja, si do të shkruante gazeta amerikane, “The Charleston Gazette” për të:
“Diplomatët beqarë janë gjithmonë tepër të kërkuar nga të zonjat e shtëpisë (ku organizohen mbrëmjet)… Katër a pesë vjet më parë (është fjala për vitin 1922 – A. A.), ata që merren me llafe kujtojnë një “komisioner” i cili i bëri mjaft vend vetes në shoqërinë e kryeqytetit (Neë York – A. A.). Ky ishte Konstandin A. Chekrezi, njeri i paraqitshëm e burrë i fjalës nga çdo anë që ta zije. Asnjë mbrëmje s’quhej e plotë pa të. Janë të shumta vajzat me të cilat shoqërohej ngado” .
Ngjiteshin në udhën e malit të Moravës, ndërsa përballë u vinin karvanët e kuajve të ngarkuar me qymyr, bulmet në varela druri dhe qepë të thata, aq sa ishin gati të përplaseshin me hajvanët. Kaluan Gurin e Cjapit dhe udha fillonte të shtronte në të tatëpjetë nëpër pyll. Si u gjendën mbi Bradvicë, qëndruan te varri i dhespotit.
Pamja që hapej përpara tyre ishte e mahnitshme. Tërë fusha e Devollit, deri në Kosturin e llamburitur nga çatitë e mbuluara me teneqe të ndritshme, dukej si në pëllëmbë të dorës. Prapa kodrave, në lindje, gjendeshin Negovani, Ballkameni, Revani, Shagu, Slimica, të gjitha fshatra shqiptare, që vetëm fare pak vite më vonë do të mbeteshin tej kufirit. Lumi, që kalonte përmes fushës, gjarpëronte nën shelgje e pemë dhe humbiste tej në këmbë të Malit të Thatë. Kodrat e bukura që vishnin të dy anët e grykës së lumit, dukeshin si të lara në argjend.
Babë e bir pinë ujë te çezma e Gjergos, aty pranë varrit të dhespotit, dhe i ati u kthye dhe bëri kryq. Ai nënqeshi:
“M’u tek lumi i Veleçishtit/Na u mbyt veqil i Krishtit./Atje s’mbytej asnjë pulë,/Na u mbyt dhespot me vulë”.
– I kujt dhespoti është ky varr, o babaë
– I dhespot Fotit, dihet …

– Që vranë para katër vjetësh çeta e Spiro Ballkamenitë
Anastasi kishte vështruar nga gryka e luginës ku shtrihej fshati i tyre, Ziçishti, dhe kishte thënë vetullngrysur:
– Paçka, nuk të hajet dora për të bërë një kryq e për të thënë: “Ndje, o Zot, ku ra!”
Djali e dinte mirë se pse e kishin vrarë dhespot Fotin në malin e Moravës dhe të zezat që kishte bërë me dorën e ca të ligjve ndaj fshatrave të Ballkamenit dhe Negovanit, kundër patriotëve shqiptarë që kërkonin gjuhën shqipe. I pat dëgjuar ndodhitë dhe të treguarat në takimet e Lidhjes Ortodokse që ishte themeluar në shkurtin e një viti më parë në Korçë nga patrioti Mihal Grameno .
Këto biseda zinin vend edhe mbrëmanet në sheshin e vogël të Ziçishtit nga burrat që ngisnin muhabetet dhe luanin kartat e bixhozit. Kërkesa për përdorimin e gjuhës shqipe në shërbesat ortodokse zuri të përhapej me shpejtësi, madje edhe nëpër fshatra. Në Progër dhe Tren, fshatarët ishin marrë vesh që të mos e qasnin dhespotin, para se t’u japë leje të meshojnë shqip në kishën e tyre. Madje në Tren, fshati e kishte përzënë priftin kundërshtar . Edhe në Dardhë, ca ishin për shkollën shqipe, si Dhamo Çeku, e të tjerë, mes tyre mësuesi i greqishtes Ligor Suljoti, për të kundërtën . Edhe në Ziçisht ishte e njëjta gjendje: ca e kundërshtonin, ca e mbronin. Gaqo Dhaskalli ishte kundër.
– Më ngjan se je përzier në atë shoqatën “Lidhja Orthodhokse” dhe kërkoni të kënduarat e tropareve shqip… Duani meshë shqip, shkolla shqip. Të kanë parë që ngjisnit letra në dyert e kishave; mos më thuaj jo!
I biri nuk i ktheu përgjigje.

U nisën tatëpjetë Bradvicës. Te Shën Thanasi i Gjyresit, atje ku udha ngushtohej mbi shkëmb, te vendi i quajtur Kallat, u takuan me një burrë që ngiste pas një gomari trupmadh dhe që e grahte çdo çast:
– Ush, o derr pe derri! Kosta kishte bërë buzën në gaz.
Burri, që kishte ulur kokën pas barqeve të gomarit, e grahu së dyti: -Hë, më të çaftë kauri!
Rrugëtari ishte muhamedan që nga e folura. Kishte veshur një fustanellë të bardhë dhe qillota po të bardha, por që dukej se i ishin lerosur aq keq nga pluhuri i rrugës, saqë ishin bërë të hirta. Në kokë kishte vënë një feste të zezë, dhe tallagani i vjetër dhe i gjerë ia mbulonte supat dhe krahët nga ku i dilnin arnat e zeza, qepur mbi bërrylat e fanellës së leshit.

Burrat e njohën shoqi-shoqin dhe Anastasi mbajti këmbët .
– Si je, zotërote dhaskal Anastasië Ata fëmijëë Vetë, zonjënë Mirë i keë
– Lavdi Zotit, Ibrahim efendi, ju si jeni andej nga Çipanië
– Shyqyr, shyqyr. Ja, paçë ca bulmet kadeje dhe thashë të hidhem gjer Korçë. Ndofta e shes, a e këmbej me ndonjë farë misri.
Atë e bir kishin hyrë në fshat. Në të djathtë të udhës, kisha e Shën Kollit, me livadhin rreth saj kundërmonte lulegrerëzat dhe maraqet që zbardhnin lëndinën. Kaluan lumin nëpër urën e drunjtë dhe u futën në mëhallën e sipërme. Te shtëpia e Petrove u tokën me Gaqon Petrin, kryeplakun e fshatit, që u foli i pari greqisht.
Kosta nuk iu përgjigj.
Anastasi e kishte parë tërë inat se, ndërsa Gaqua i fliste greqisht, në gjuhën e shkollës, ai i kishte kthyer kurrizin. S’ishin shumë larg në moshë!ë Por që t’i shisnin mend me ato pesë fjalë greqisht të mësuara ashtu vjedhurazi, kushdo që të ishte folësi, nuk e honepste dot.
Ndoshta, dhe tërë ai indulgjenizëm i mëvonshëm ndaj grekëve, do t’i vinte edhe për shkak të kësaj urrejtjeje që kishte për burrat e fshatit, kurbetçinj të kthyer pas vitesh të gjata në malet e Athosit apo të Pisoderit e deri të Thrakës që muhabetet i këmbenin greqisht atje përpara dyqankës së Vasil Ogrenit dhe jo në gjuhën e mëmës, shqip.
Ndajnatëhera e asaj mbrëmjeje qershori, por dhe më tej, ishin një harlisje pas botës së rinisë së tij, me vërsnikët dhe shoqkëzat e fshatit. Natyra e bukur me pemë dhe gjelbërim, me lumin që kalonte mes përmes fshatit, ishin një këndellje e këndshme në atë oazë të qetë dhe të begatë, që do ta sjellë ndër mend dhe në librat e këndimeve për çunat, që botoi më 1921-shin, Ziçishtin e tij, “në rrëzë të malit Moravë, në një vend extraordinarisht të bukur” .

DREJT UNIVERSITETIT
Ato ditë të vjeshtës së 1910 ishin përhapur zërat se në fshatrat përreth kishin ndodhur të pabëra dhe të pandodhura nga taksidarët turq. Lajmet që vinin herë-herë, për vrasje e plaçkitje sa nga taborë turq, aq edhe nga grekët, ia kishin shoshitur mendjen të riut Kostë Çekrezi.
“Ata kishin ardhur papritur dhe i kishin thënë se djali i tij duhet të shkonte ushtar, në ushtri me turqit. Më pas, ushtarët nga Anadolli e kishin rrethuar katundin, kishin hyrë nëpër shtëpi, kishin hapur sëndukët dhe kishin grisur dyshekët me kashtë. I kishin thënë se po kërkonin për pushkë të fshehura. Kur fshatari u kishte thënë se nuk kishte pushkë, ata e kishin rrahur për vdekje. “Kaur!”, i kishin thënë, na jep armët ose do të të vrasim!” Ai fshatar kishte pasur ca para dhe ua dha që ta linin me aq. Tani, priftin e kishës së fshatit e kishin prangosur dhe e kishin çuar në konak. Askush nuk e dinte se për çfarë” .

Ai që kishte treguar këtë histori nga Ziçishti qe kalimtar i rastit në udhën drejt Korçës dhe sapo ishte kthyer nga fshatrat afër Kosturit. Bënte be e rrufe se i kishte parë me sytë e tij: Fundja, në Greqi nuk do të kishte këtë makth dhe ligësi shpirti.

“Turqit, turq hesapi, po grekët më tjetër duhet të jenë”. E ëma i kishte thënë ato ditë se vuçe Vllogjua ishte përgjigjur me kartë dhe kishte thënë: “Ma dërgoni djalën këtu në Athinë, se do kujdesem unë për të”. Kostë Çekrezi kishte fituar të drejtën të shkonte në Universitetin e Athinës, por të ëmës, Thomaisë, i ishte dukur larg, ndaj kishte preferuar Selanikun dhe i biri do mësonte në shkollën e Lartë Turke të Selanikut. Studimi në një nga universitetet e Greqisë ishte një e drejtë që e gëzonin të gjithë të diplomuarit në gjimnazet greke jashtë Greqisë . Në Athinë, prej kohësh, kishte shkuar për studime edhe i kushëriri nga nëna, Vasil Xhaçka, ndonëse ishte dy vjet më i vogël. I ati i kishte vdekur dhe e kishte lënë Vasilin dy vjeç, kështu që Evllogj Kurila e pat marrë të motrën, -nënën e Vasilit, -të mbetur të ve dhe e kishte martuar në Greqi. Vasili ishte rritur në shtëpinë e Çekrezëve. Të dy, Kostë Çekrezi dhe Vasil Xhaçka, shkollimin, punën, përndjekjet, fatin dhe, madje, edhe jetën dhe fundin e saj do t’i kishin thuajse njëlloj, që gjatë viteve ’30 kur drejtonin së bashku, në Tiranë, gazetën “Telegraf”, “Ora”, “Vatra e Rinisë”, “Diana”, derisa mbyllën sytë .
Kosta do të shkonte. Ja në fillim të vjeshtës, ja më tej, në atë kohë kur në fshat fillonin dhe frynin erërat e ftohta dhe gjethet e pemëve, të dardhave dhe thanave, merrnin ngjyrë të kuqe të përflakur.
Te shtëpia e Gaqo Turkut gratë kishin larë grurët nëpër ujërat e jazit dhe çupa e tyre, syzeza Gliqiri, hynte e delte nga porta e madhe përmbi çezmën e mbuluar nga llamarinat e bardha. Ai u ra udhëve poshtë e përpjetë dhe qëndroi te postafi. Atë çezmë do ta kujtonte me mall, shumë vite më vonë, në pranverën e 1926-ës, kur, së bashku me Vasilin, kushëririn, iu vunë punëve për të shtruar të gjitha rrugët e fshatit me kalldrëm dhe mbuluan çezmat me llamarina të shndritshme dhe sylinarë prej bronzi, -kokë luani, -të cilat i rezistuan kohërave për një gjysmëshekulli .
Diku nga livadhet ndanë fshatit këndohej këngë: “Sapo shkrepi dielli,/Malet vetëtinë,/Gjynah perëndie,/Kush ta shkopsit gjinë”. Këngë të bukura për vasha të bukura .
Vajza u afrua tek çezma. Ngriti sytë dhe e vështroi ballazi.
– Do të shkoj, Gliqiri, në krye të shën Sotirit, ja dy-tri ditë pas tij.

– Edhe ti për Amerikëë
-Jo, në Greqi! Do të vazhdoj shkollën në Selanik. Dobarem të shpëtoj prej ushtrisë së turkut, -kishte thënë nën zë. -Ja, Thomanë e Nases dhe Kovaçin i kanë degdisur kushedi se nga, andej nga guri i Kamjes . Nuk rrihet më këtu.
Frymët u bashkoheshin përmbi postafin e gurtë.
Ato ditë i ishin dukur të gjata, të verdhulluara. Fshati thuajse kishte mbetur pa burra. Vetëm deri në atë vjeshtë, që kurse ishte hapur Amerika, kishin shkuar 24 djem asaj udhe , prej të cilëve vetëm më pak se gjysma u kthyen në mëmëdhe dhe të tjerët mbetën deri në fund të jetës së tyre atje, pa e kapërcyer më Atlantikun.
Mëngjesin e asaj dite që duhet të nisej ishte si i dërmuar. Pa shumë gaz në buzë. E ëma, Thomaidha, u ngrit herët dhe, kur i shoqi priste me mushkën ngarkuar, ajo i nxori përpara derës, mbi plloçat e oborrit, kusinë me ujë dhe i tha me zë të ulët:
-Derdh cazë ujë , bir i nënës, që të më kthehesh shpejt e mos më mbetesh në udhët e botës, o bir, se të kam të vetëm, se të kam dritën e syve, o bir.
Atëherë, atij iu ngushtua më fort fyti nga mallëngjimi. Tërë beharit, e ëma kishte ndezur qiri në kishë dhe nuk kishte dashur që i biri të merrte udhët, por ja që kështu ishte e shkruar. Asaj udhe kishin shkuar të shumtët e burrave të fshatit, plot nga vërsnikët e tij që në moshën dymbëdhjetë vjeç. Evllogji, daja i Kostës, kishte marrë udhët e kurbetit në moshën katërmbëdhjetë vjeç …

Kosta iu afrua enës me ujë në pragun e portës dhe, pa kthyer kokën nga e ëma, i pat vërvitur një shqelm të fortë dhe e kishte rrokullisur nëpër oborr. Kishte kërcyer përpjetë mushka nga poterja. I ati e kishte vështruar nën mustaqe. “Nga xhinsi juaj ka ngjarë, kot lodhesh”, sikur donte t’i thoshte të shoqes…
Kishin kaluar heshtazi lëndinën e madhe në të dalë të fshatit dhe kishin marrë udhën e arabàve.

KTHIMI NË ATDHE
Me sa dukej, uji i kusisë, i derdhur dhe vërvitur me tërsëllëm, kur ishte nisur për të vijuar studimet në shkollën e Lartë Turke të Selanikut , kishte qenë një ogur i paqtë. Ai u kthye në vendlindje vetëm pas dy vitesh e pak muajsh. Kur kishte zbritur shkallët për herë të fundit të atij dimri të gjatë, nga ndërtesa e shkollës së Lartë Turke të Selanikut, në krah të statujave dhe busteve të njerëzve të shquar, djaloshi sillte ndërmend se lavdia e Perikliut, të gjigantëve të Maratonës dhe tërë lavdia që Greqia e lashtë kishte parë, -ky entuziazëm romantik, -shpesh plagosej nga sjellja e grekëve të sotëm, megalomanë, cinikë, përbuzës dhe lakmitarë ndaj fqinjëve shqiptarë . Por, përveç Selanikut, për një farë kohe si braktisi studimet jetoi edhe në Athinë; nga behari i 1912-ës deri në fillim të pranverës kur u kthye në Shqipëri .
Zbriti trenin në Follorinë dhe kërkoi me sy të gjente bashkudhëtarë për në Korçë. Rruga e gjatë nga Athina e kishte lodhur, por dhe e kishte kënaqur në soditjen e vendeve, kodrave dhe fushave që gjarpëronin në anë të detit.
Historia e këtij vendi të lashtë ishte, për të, e pandarë nga njerëzit gazmorë, që nuk dallonin fort prej bashkëkombësve të tij. Flisnin me zë të lartë, qeshnin me gurgullima të forta dhe visheshin thuajse njësoj në të dy anët e malit të Pisoderit. Me fustanella të bardha, kallca të dhirta, tallaganë të shkurtër dhe bluza për mishi të leshta, të punuara me shtiza. Leshi ishte malli më i dukur të cilin banorët e atyre anëve tregtonin dhe përdornin për nevojat e veta.
Kryengritësit shqiptarë në gushtin e 1912-s kishin hyrë në Shkup. Jehona e kësaj kohe të trazuar ishte përhapur në tërë Greqinë e veriut e deri në Bullgarinë fqinje. Pasojat e rrëmujën e luftës ai i dallonte tani në stacionin e trenit. Flitej se Turqia ishte shtrënguar, prej forcës së kësaj kryengritjeje, t’u jepte autonomi administrative katër vilajeteve shqiptare dhe grekët po e shihnin me dyshim qëndresën e shqiptarëve, duke iu kundërvënë hapur krijimit të një shteti autonom shqiptar . Pavarësinë e Shqipërisë nuk e mendonin të afërt. Madje, fqinjët as që e dëshironin një gjë të tillë. Ai e kishte ndier këtë në sa e sa debate që kishte hasur me studentë grekë dhe profesorët e tyre gjatë atij viti. Këtë e shihte edhe te krekosja apo rrudhja e buzëve që bënin grekët, kur ishte fjala për pavarësinë shqiptare. Ai kishte shkruar dhe botuar edhe një artikull të gjatë në gazetat greke “për fqinjësi të mirë edhe pas kësaj” . Dhe e vërteta është se kishte plot figura të shquara kombëtare, sidomos jashtë mëmëdheut, si “Noli dhe shokët e tij, që nuk e mendonin pavarësinë kaq të afërt. Ata flisnin e arsyetonin ende me argumente e të dhëna të tejkaluara” , ndërsa Kosta ishte më afër realitetit të kohës.
“Shpirti i tij atdhetar u zgjua kur ky njeri (K. Çekrezi-A. A.) , “që rrinte në buzën e detit, një njeri që s’kishte tjetër emër veçse Shqiptar, me sytë e ngulur mbi valët që vinin e iknin të shkumbëzuara dhe i thëthitur në mendime të dëshpëruara”, u zgjua nga një lajm, duke hapur me hidhërim gazetat, meqë kish frikë se këto do t’i shtonin helmin dyke lajmëruar zaptimin e qyteteve të tjerë të Shqipërisë, mbet i mahnitur prej një lajme që e shkruanin të gjitha gazetat. Ishte një lajmë që i prurë lotte në sytë, po këtë herë lotte gëzimi, që i mbushi shpirtin plot ngazëllim dhe që i dboj q’andej gjithë mendimet e zes dyke i prerë me nënshtypjen e saj të pamasëshme, fuqien e fjalës; disa kohë mbet i nemitur dhe vetëm syt’ e tij i shinë ngjitur mbi këtë lajmë të gazetave” .

Dashuria për mëmëdheun duket arsyeja më e fortë që e bëri Kostë Çekrezin, në fundin e atij viti, të linte Greqinë dhe studimet dhe të merrte rrugën e kthimit për në atdhe. Kjo dashuri do ta bënte vite më vonë, kur gëzonte të gjitha privilegjet e mundshme si profesor i universitetit shtetëror të Nju Jorkut, në gushtin e 1925-ës, që të kthehej në Shqipëri dhe t’iu përgjigjej kur e pyesnin se “Ç’shije i gjen kësaj rrojtjeje në Shqipëri, pasi ke jetuar 11 vjet me radhë në Amerikë dhe ke shijuar atje tërë të mirat e një qytetërimi të sosurë Atyre që më pyesin, -do shkruante tek Telegraf-i i 14 gushtit 1927, -dua tu them që jeta në Shqipëri ka një magji të stërhollë për mua; qëndroj në Shqipëri, -brenda në konditat më të kundërta të jetesës -që të vazhdoj shërbimin tim për këtë vendin tim!”
Dhe shërbimet e Çekrezit ndaj atdheut do të jenë të panumërta deri në ditën që mbylli sytë në 10 janar 1959.
Shënime
Eftim Dodona, “Gazeta Shqiptare”, 20 gusht 1999. Të dhënat janë nxjerrë nga dosja e Konstandin A. Çekrezit, sipas deklarimeve të regjistrimit në universitetin e Harvard-it, 1916. Kostë Anastas Çekrezi përdori tri forma të emrit të tij: Kostë Çekrezi, siç thirrej në vendlindje, në Ziçisht; Kostandin Çekrezi dhe Constantine A. Chekrezi pas përfundimit të Harvardit. Ne do t’i përdorim te tri format, sipas kontekstit dhe burimit të informacionit.
2 Po aty.
3 Po aty.
4 Marrë nga periodiku “Tempulli” (1724-1914): “Shkollat e Mitropolisë së Korçës”.
5 Po aty.
6 C. A. Chekrezi, “A mund të përdoret gazeta si vegël arsimore”, gazeta “Telegraf”, 24 korrik 1927.
7 Constantine A. Chekrezi,”Albania, past and present”; “The Macmillan Compani”, Neë York, 1919 (Shih edhe botimin në gjuhën shqipe: Kostë Çekrezi, Shqipëria; e shkuara dhe e tashmja, botimet “Naimi”, Tiranë 2012).
8 Gazeta “Telegraf”, 29 maj 1927, faqe 4. Pjesa më e madhe e tyre janë vërsnikë me K. Çekrezin, ndërsa Gaqo Petre është më i madhi ndër ta; në këtë kohë është kryeplaku i fshatit.
9 C. A. Chekrezi, “Telegraf”, 7 prill 1928, f. 1.
10 Një i tillë ndodhet edhe sot në familjen e Pirro Niços nga Ziçishti. Ndërsa xhaxhai i tij, Kiço Niço, pati sjellë nga Amerika edhe një makinë “Kadillak” për të cilën mbreti Zog u xhelozua dhe donte t’ia blinte me flori, sapo e pa rrugëve të Tiranës. Por i zoti i “Kadillakut” ishte më kapadai se Zogu, bixhozxhi i klasit të parë, dhe nuk ia shiti.
11 Sotir Andoni, “I fundit i Kavaliotëve”, “Naim Frashëri”, Tiranë, 1996, f. 156.
12″The Charleston Gazette”, e diel, 18 Korrik 1926.
13 Foti Kalpidhis, dhespoti i Korçës dhe Kosturit, vrarë më 9 shtator 1906 në udhën Korçë-Bradvicë.
14 Edëin E. Jacques, “Shqiptarët”, Kadikoy – Istambul, 1996, f. 454.
15 Po aty, f. 455.
16 Gazeta “Dielli”, Boston mass, 3 prill 1909, f. 3.
17 Edëin E. Jacques, “Shqiptarët”, Kadikoy – Istambul, 1996, f. 455.
18 Burim i cituar: familja e Çekrezit kishte miqësi të hershme me një familje në fshatin Çipan të Devollit.
19 C. A. Chekrezi, “Telegraf”, 29 prill 1928, f. 4
20″Center for Democracy and Reconcilations in Southeastern Europe”, Shkup 2007, f. 44.
21 Evllogj Kurilla (1880-1961), enciklopedist dhe shkrimtar, poseduesi i bibliotekës më të madhe në Athinën e kohës.
22 Nasho Jorgaqi, “Fan S. Noli”, OMBRA GVG, Tiranë 2005.
23Cituar e bija e Vasil Xhaçkës, Sofia, gusht 2015.
24 Nofkë që fshatarët i kishin ngjitur Gaqo Ziçishtit, kryeplakut të fshatit, si pjesë e emërtesës turke.
25 Gazeta “Telegraf”, mars 1926, lajmëronte për shtrimin e rrugëve të Ziçishtit dhe punët e tjera botore me kontributin e kurbetlinjve ziçishtarë të Amerikës dhe të Greqisë.
26 Sotir Andoni, “I fundit i Kavaliotëve”, botimet “Naim Frashëri”, Tiranë 1995, f. 64
27 Dobarem: më e pakta, të paktën, fundja…
28 Thoma Andoni, Anastas Kovaçi, vërsnikë me të, në atë vit shërbenin si ushtarë në territorin Guri i Kamjes -Moglicë.
29 Sipas të thënave të Kici Nastos, bashkëfshatar me Çekrezin (1902- 1989).
30 Ishte zakon në Ziçisht që një burrë që nisej për udhë të largët, duhet të derdhte sa më pak ujë nga një enë e mbushur, me qëllim që të kthehej sa më shpejt në atdhe prej emigrimit.
31Foti Cici, Evllogj Kurilla: rrefim i identitetit kulturor, “Përpjekja”, V. 20, 2005, f. 113-127.
32 Dokumenti i vetëdeklarimit të Kostë Çekrezit për t’u regjistruar në “Harvard”, 10 tetor 1916.
33 C. A. Chekrezi, “Albania, past and present”, “The Macmillan Compani”, Neë York, 1919, f. 115.
34 C. A. Chekrezi, “Albania, past and present”, “The Macmillan Compani”, Neë York, 1919, parathënia e Charles Donëer Hazen.
35 From Ëikipedia, The free encyclopedia, Florina – Kastoria
36 Beqir Meta; Federata Panshqiptare “Vatra” , Globus R, Tiranë, 2002, f. 40.
37 Kristo Frashëri, burim i cituar, në takim me autorin e librit, maj 2013.
38 Nasho Jorgaqi, “Jeta e Fan S. Nolit”, OMBRA GVG, Tiranë, 2005, f. 272.
39 Kostë Çekrezi, “Përlindja e Shqipëniës”,”Lotë dëshpërimi, lotë gëzimi”, shkrim autobiografik dhe tregon gjendjen e autorit në ditët e shpalljes së Pavarësisë, më 28 Nëntor 1912, datë 28, Vjeshtë e tretë, f. 6,
40 Gazeta “Përlindja e Shqipënies”, Nr. 26, datë 28, Vjeshtë e tretë, f. 9


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.