AKTUALITET

Video/ “Na lini të kryejmë detyrën”, gazetarët protestojnë sot

10:16 - 14.04.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pre e dhunës në Shqipëri kanë rënë shpesh edhe gazetarët. Të armatosur vetëm me fjalën dhe mikrofonin, ata janë bërë shpesh pengesë për “dhunuesit” që edhe para kamerave kanë tentuar t’i ndalin në kryerjen e detyrës së tyre. Kjo dhe shumë arsye të tjera kanë bërë që gazetarët të protestojnë sot në orën 16:00-17:00 para Prokurorisë së Përgjithshme.




Njoftimi i gazetarëve

GAZETARËT NË PROTESTË

Ditën e premte (12.04) rojet e sigurisë së Prokurores së Përgjithshme të Përkoshme, Arta Marku, ushtruan dhunë fizike ndaj gazetarit Renaldo Salianji, gjatë kohës që po kryente detyrën e tij.

Pak ditë më parë, Kryetari i Bashkisë së Pukës kërcënoi me “varje” gazetarin e emisionit Investigativ “Fiks Fare”, teksa ky i fundit kryente detyrën.

Forcat e policisë penguan gazetaren Dorjana Bezat teksa raportonte live për shembjen e banesave tek “Bregu i Lumit”.

Dhuna policore qëlloi mbi gazetarin Erion Skëndaj gjatë raportimin të protestës së opozitës.

Komuniteti i gazetarëve dënon keto akte të rënda dhe të papranueshme të ndodhura vetëm së fundmi me punonjësit e medias. Këto veprime cënojnë jo vetëm integritetin fizik të gazetarëve, por edhe lirinë e medias.

Sot, gazetarët në Shqipëri po përballen me sulme fizike nga zyrtarë dhe njerëz të pushtetit, sikundër edhe me arrogancën institucionale, që shkel rëndë misionin e medias.

Si reagim i fortë ndaj dhunës që kërcënon gazetarët, heshtjes së institucuoneve përgjegjese për të dënuar këto akte,
kemi vendosur që ditën e Dielë ora 16:00-17:00 para Prokurorisë së Përgjithshme të protestojmë.

-Ne kërkojmë shkarkimin e menjëhershëm të Truprojës së Arta Markut dhe që Prokuroria e Përgjithshme të kërkojë falje për aktin e kryer.
-Ne kërkojmë zbatimin e ligjit për kryetarin e Bashkisë së Pukës.
-Ne kërkojmë të na lini të kryejmë detyrën tonë!
-Ne protestojmë për çdo akt që cenon lirinë e medias dhe gazetarit!
Lajmësi është i shenjtë!


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Ju te nderuar gazetare,mose tju duket cudi per sh arta marku,ajo na kujton kohen e sh lenka cukos e njejte me roje e budigarta.Kta te fundit skane vlere,mbasi sjane gje tjeter vecse nji cope mishe me dy sy,per kta sja vlen humbesh kohen,qenie te gjadha pa vlere.sh arta zbaton porosine e komandantit sh edvin.Keshtu jane ata qe garantojne komandantin e partine e tyre.Prandaj mose habtni ju gazetaret jeni te pa vlere para ktyre arrogantve,protestoni e kundershtoni kta,te vete quajtur,shtet i dhunes.

    Përgjigju ↓