AKTUALITET

Afatet që kanë partitë politike për zgjedhjet e 30 qershorit

14:50 - 15.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përveç 21 prillit, që është afati i fundit për regjistrimin e partive politike në zgjedhje, Kodi Zgjedhor përcakton edhe një sërë afatesh të tjera të detyrueshme si për partitë që kanë përgjegjësi për administrimin e procesit, ashtu edhe për të gjitha partitë e tjera që duan të bëhen pjesë e zgjedhjeve vendore. Kështu, rreth 1 muaj më parë përfundoi afati i propozimit të komisionerëve për anëtar KZAZ-je, çka në mungesë të ardhjes së kandidatëve nga të gjitha forcat që kishin të drejtë të bënin propozime, KQZ-ja vendosi që një pjesë të tyre t’i plotësojë vetë, me individë që kanë aplikuar për komisionerë.




Ndërkohë që një tjetër afat që rrezikon të shkelet nëse nuk gjendet një zgjidhje për krizën është ai i regjistrimit të koalicioneve. Sipas afateve që përcakton ligji zgjedhor, ato duhet të regjistrohen brenda datës 1 maj. Ndërkohë që në 30 maj përfundon afati për anëtarë të qendrave të votimit dhe në 13 maj, depozitimi i emrave të kandidatëve për kryetarë bashkish. Sipas Kodit, depozitimi i listave shumemërore të kandidatëve për këshillat bashkiakë dhe kandidatëve për kryetarë bashkish duhet të bëhet jo më vonë se data 13 maj. Nëse partitë politike nuk e respektojnë këtë afat, ato do të çregjistrohen dhe nuk do figurojnë në fletën e votimit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka paralajmëruar partitë politike se nuk do të lejojë shkeljen e këtyre afateve dhe se do të marrë masa siç parashikohet në ligjin zgjedhor.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.