BOTA

Mjeshtrja me 3 diploma që lyen makina

10:06 - 15.04.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gozde Ayter nga Turqia tërheq vëmendjen me profesionin e saj si ngjyrosëse automjetesh në qytetin e Izmirit edhe pse ka mbaruar studimet në tri drejtime në Universitetin Bilkent të Ankarasë.




36-vjeçarja Ayter në vitin 1998 u zhvendos në Ankara për arsimin universitar. Në vitin 2003 u diplomua nga Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze në Universitetin Bilkent, ndërsa më pas në të njëjtin universitet vazhdoi studimet në drejtimin e menaxhimit dhe bankave e financave.

Në vend të punës në drejtimet për të cilat është diplomuar, ajo ka zgjedhur të ndjekë ëndrrat e saj. Ayter ka vendosur që të punojë në sektorin e automjeteve. Së bashku me bashkëshortin e saj ka filluar të operojë në sektorin “airbrush” për ngjyrosjen e automjeteve, që është shumë i njohur në SHBA dhe shtetet evropiane.

Ayter tërheq vëmendjen e të gjithëve me flokët ngjyrë vjollce dhe thonjtë e ngjyrosur, ndërsa prej gjashtë vjet ngjyros automjetet e klientëve të saj me teknikën “airbrush”.

Duke folur për Anadolu Agency (AA), Ayter tha se e ka gjetur veten në sektorin e automjeteve dhe se kur punon është shumë e lumtur.

“Kapotën e automjetit e përdor si kanavacë dhe mundohem të bëj art. Është lumturuese kënaqësia e klientit me rezultatin. Gjej paqe derisa e bëj punën time”, shprehet Ayter.

Ayter më tutje tregon se bashkëshorti i saj është mbështetësi më i madh, ndërsa në zonën industriale e thërrasin si “mjeshtre” dhe “motër”.

Mjeshtrja, duke theksuar se është një vendim serioz që një grua të punojë në zonë industriale, deklaron se deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim negativ.

Ajo thotë se çdo kush duhet ta bëjë punën që e do.

“Dikush që nuk më njeh, më thotë “desha të bisedoj me mjeshtrin”. E unë kur i them se unë jam mjeshtrja, e përsërit “jo unë dua të bisedoj me mjeshtrin”, tha Ayter, duke treguar se kjo gjë shpeshherë shkakton konfuzion.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.