AKTUALITET

Shqipja, gjuhë zyrtare në Macerata të Italisë

13:59 - 15.04.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjuha shqipe tashmë do të mësohet zyrtarisht në shkollat publike në Macerata të Italisë.




Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Arsimit për Kosovë, Shyqiri Bytyqi, i cili është takuar me mësuesit shqiptarë në Macerata të Italisë, me rastin e festës vjetore që organizohet nga Lidhja e Mësuesve Shqiptarë në Itali.

“Ishte kënaqësi dhe emocion i madh takimi me mësuesit shqiptarë në Macerata të Italisë, me rastin e festës vjetore që organizohet nga Lidhja e Mësuesve Shqiptarë në Itali.

Padyshim, lajmi më i mirë që u dha në këtë organizim ishte që, nga ky vit mësimi i gjuhës shqipe do të organizohet edhe zyrtarisht në të gjitha shkollat publike në Macerata, lajm të cilin e dha drejtori i shkollës “Enrico Fermi”, z. Ermanno Bracalente, që pastaj edhe zyrtarisht e konfirmoi edhe nënkryetarja e qytetit, znj. Monteverde në një fjalë rasti”, shkruan Shyqiri Bytyqi.

Në vazhdën e takimeve, ministri Bytyqi është takuar edhe me me rektorin e Universitetit të Camerinos në Itali, Claudio Pettenari, me të cilën është dakordësuar të nënshkruajë një marrëveshje, përmes së cilës do të fitojnë bursa dhjetë studentë nga Kosova.

“Ky universitet shtetëror me 7 shekuj histori, i themeluar në vitin 1336, do të ndajë 10 bursa për studentët nga Kosova, ku 5 do të jenë për studime bazike dhe 5 të tjera për studime master, kryesisht në shkenca ekzakte”, ka njoftuar Bytyqi.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.