BOTA

Foto/ Mëngjes i trishtë në Paris, ja çfarë ka mbetur nga Katedralja

09:51 - 16.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zjarri i madh që shkatërroi pjesërisht katedralen e Notre Dame në Paris, pothuajse është shuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte.




Ka ende disa vatra të vogla zjarri, por autoritetet kanë deklaruar se situata është në kontroll.

Si pasojë e zjarrit, është shkatërruar dy e treta e tavanit, aq sa të hënën u mendua se mund të digjej e gjithë katedralja.

Ndonëse kjo gjë nuk ka ndodhur, Sekretari i Shtetit për Ministrinë e Brendshme, Laurent Nuñez, ka thënë mëngjesin e kësaj të marte se ka dyshime se si do të rezistojë struktura.

Prokuroria e Parisit ka nisur hetimet për zjarrin, ndërsa policia ka hedhur hipotezën se gjithçka nisi gjatë punimeve për restaurimin e kambanores së katedrales.

Ditët në vijim do të tregojnë saktësisht dëmin e shkaktuar nga flakët, ndërkohë këto foto tregojnë se çfarë ka mbetur nga Katedralja deri më tani.

katedralia 2 3 4 notre dam
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.