BLUETOOTH

Legena, zhvishuni lakuriq…. Pse po qesh Topalli??

17:05 - 16.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:




Kjo javë parlamentare nuk kishte sesi të mbetej larg vëmendjes së Bluetooth. Tani, ne të Bluetooth, duhet t’i marrim gjërat me gallatë. Dhe shih ku duket kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli: Brilante. Ka qeshur dhe duartrokitur gjithë kohën, dhe kjo është fokusuar edhe për paparacin tonë. Por, kur po qeshte kryetarja Topalli? Qeshte kur Sali Berisha u thoshte deputetëve të PS “legena”; po ashtu po qeshte kur e dëgjonte kryeministrin tek u thoshte deputetëve socialistë “zhvishuni lakuriq”. Dhe më pas duartrokiste kur dëgjonte deputetët e PS që e shanin kryetaren tonë “të q….r…”. Po ne të Bluetooth nuk e kuptuam. Çfarë kishte për të qeshur në këtë fjalor banal, kur vetëm duhet të mbyllej seanca? Por pas nuk mbetet as ministri i brendshëm Lul Basha. Të gjithë e dimë që Berisha përdor Blackberry. Por është Luli, që i jep kryeministrit telefonin e tij. Dhe po ashtu një mesazh tjetër. A të jetë ky mesazhi i përfolur sipas të cilit ka qenë zonja Berisha që ka ndërhyrë për të qetësuar doktorin? Këtë nuk dimë ta themi, se kemi të provuar….

Ky shkrim u botua më 22 Nëntor 2011


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.