LIFE STYLE

Letër nga Vlora: Babai mi grisi xhinset e reja, vetëm se ishin të çara tek gjuri

10:38 - 16.04.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përshëndetje! Ju dëgjova gjithë sy e vesh në emision dhe nuk di të them gjë tjetër veçse gjeta dikë që vërtetë të frymëzon.
Unë jam vetëm 19 vjeçe dhe jetoj në Vlorë. Kam dalë me rezultate të mira në gjimnaz dhe tani studioj në Vlorë në një degë që nuk e kam dashur kurrë. Ëndërroja të vija në Tiranë dhe të studioja për psikologji. Ama nuk vazhdova dot, jo se nuk më doli si degë, se e fitova që në raundin e parë. Por se babai im nuk e ka pranuar kurrë faktin që unë të jetoj vetëm në një shtëpi me qira larg familjes.
Është aq fanatik sa nuk e keni idenë.
Mi grisi xhinset e reja vetëm sepse ishin nga këto me të çarë tek gjuri, xhinse që i kisha blerë vetë me kursime. Ata më japin vetëm 2 mijë lekë të qelbura dhe unë ndonjëherë kam ngelur edhe pa ngrënë, vetëm që të kurseja para e të blija ndonjë veshje të modës.
Kam dashur ta kuptoj pse ai sillet kështu por prap stepem. Nëna kështu më ka mësuar: “Mos fol ti, të flasë ai!
Normale, unë nuk e hedh poshtë se është babai im, por ama dua ta kuptoj pse sillet kështu. Unë gjithmonë kam ecur në rrugën e tij. Edhe nuk e kam lejuar botën të flasë keq pas krahëve të mi. Kam mësuar gjithnjë shumë, që ta bëj atë krenar.
Por në të ardhmen nuk do të doja të lindja djalë sepse është shumë e vështirë të merresh vesh me ta, sidomos me vlonjatët.
Mbase është tepër vonë që ta kthjelloj babain tim, ama do të doja që ai ta kuptonte që jo e gjithë bota rrotullohet rreth burrave!/bitchmagazine.al





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.