AKTUALITET

Mbesa e Admir Murataj: Ju tregoj kush ishte xhaxhi Adi

12:12 - 16.04.19 alma
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Admir Murataj njihet nga të gjithë shqiptarët si grabitësi që mbeti i vrarë pas vjedhjes së parave në aeroportin “Nënë Tereza”.  Por për familjen e tij ai do të mbetet një njeri i mrekullueshëm. Vajza e vëllait të Admir Muratajt, ka zgjedhur t’u tregojëtë gjithëve se kush ishte xhaxhai i saj përmes një postimi në Facebook.




Postimi i plotë i mbesës së Admir Murataj
Kush ishte Admir Murataj?
Është titull që do e gjeni kudo, në artikuj të shkruar nga gazetarë të cilët me mënyrat e tyre përpiqen t’i japin përgjigje dhe të analizojnë karakterin, mendjen, jetën dhe vdekjen e tij. Dhe është pikërisht në përpjekje për të përballuar këtë të fundit që edhe unë mundohem t’i tregoj të gjithëve se kush ishte Adi.

Përmes gjithë lotëve dhe luftës me veten për të arritur ta pranoj realitetin dhe atë çfarë ndodhi, për një gjë jam e gëzuar. Jam një ndër pak persona që arriti ta njihte vërtet, që mund të them me gjithë zemër se sa bir, baba, vëlla, xhaxha, dajë dhe mik i mrekullueshëm ishte për të gjithë. Dhe kështu do e kujtojmë gjithmonë, veshur me një bluzë polo, një kapelë sportive dhe Fredin që i shkonte nga mbrapa, nuk mendoj se ka pasur ditë që e kam parë pa një buzëqeshje në fytyrë dhe gjithmonë me dashuri pa kushte për çdo person të zemrës.

Për mua do të mbetet pjesë e historisë, ashtu siç shkruhen artikuj, një ditë familjes tonë mund t’i vijë një kërkesë, për libër, film apo dokumentar por nuk ka fjalë, foto apo video që ta përshkruajë ashtu siç duhet imazhin e tij. Mesa duket misteri do mbetet mes familjes Murataj, që gjithmonë do e kujtojmë dhe thellë- thellë nuk do ta pranojmë atë që ndodhi, duke menduar se e gjithë kjo nuk ishte e vërtetë dhe ndoshta mendja e tij ka menduar një fund tjetër. Për mua… pavarësisht realitetit, ai do jetë gjithmonë aty, duke ardhur drejt meje me atë të ecurën që mund ta dalloja shumë metra larg apo duke pritur ta takoj që të me thotë prapë “zemra xhaxhit”.
Gjithçka më mbetet të them është kjo:
Një ndër momentet më të vështira në jetë është kur e kupton se nuk mund t’ia tregosh me dashurinë dhe respektin dikujt dhe të bën të duash të kthehesh pas në kohë, prandaj gjithçka mund të them është përqafoni ata që keni afër dhe bëjini një telefonatë atyre që ndodhen larg.

“Kush është Admir Murataj” e mori një përgjigje, tani më mbetet t’ju tregoj ku është… gjithmonë në zemrat tona, gjithmonë pran nesh, dhe pranë nënës së tij.
Nëse dikush më pyet për të, do ia ngre emrin sa më lart dhe prapë nuk do të ishte mjaftueshëm.
Fati im që ndajmë të njëjtat iniciale, A.M


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.