Kryesore

“Trending” nis sot në News24, të rinjtë që do na krenojnë

12:27 - 17.04.19 alma
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Starton sonte në mbrëmje emisioni më i ri në News24. Greta, Xhoni dhe Melisa, do të sjellin në ekranet tuaja energji rinore me “Trending”.




Të rinjtë do të vijnë në ekranin e News24 përmes rrëfimeve dhe historive të tyre. Janë  energjikë e me ëndrra shumë, nganjëherë edhe mosbesues, por të bindur për të ecur përpara, për të na krenuar.

E ardhmja e Shqipërisë janë të rinjtë, ndaj mikroni i Trending u drejtohet vetëm atyre.

Sfidat e arsimit, punësimi, pasionet, argëtimi, vështirësitë e jetës rinore në Shqipëri…këto janë vetëm disa nga temat që do të trajtohen në Trending.

“Një emision i të rinjve për të rinjtë”, me regji nga Andi Begaj dhe skenar të Alma Nikollit. Na ndiqni këtë të mërkurë në orën 20:00.

https://www.facebook.com/636081443497484/videos/2084588761589792/


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.