POLITIKË

Rama: “Virgjëresha” që bëni moral, plagosët e rrahët gazetarë

16:58 - 18.04.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mediat kanë publikuar sot raportin për lirinë e medias nga organizata botërore “Reporterët pa kufij”.




Liria e medias në Shqipëri ka rënë me 7 vende, duke u listuar tashmë në vendin e 82, nga 180 vende gjithsej.

Ky raport është bërë shkas që në drejtim të Ramës të ketë kritika të shumta, por kreu iqeverisë nuk ka vonuar të përgjigjet.

Ai i konsideron moralistët “virgjëresha” që kanë vrarë qytetarë e që kanë rrahur e plagosur gazetarë.

“Një pasqyrë kujtese “virgjëreshave” që vrisnin qytetarë, rrihnin e plagosnin gazetarë dhe sot bëjnë moral! Ka ende shumë për të bërë për lirinë e medias dhe ndarjen e lumit të informacionit nga llumi i kazanit po ashtu. Por me këtë qeveri s’ka media të shantazhuar e liri të mohuar!”, shkruan Rama.

Bashkangjitur këtij shkrimi Rama ka publikuar edhe fotografinë e renditjes së Shqipërisë për lirinë e medias nga viti 2014 deri në vitin 2018.

Rama Twitter


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.