Kryesore

Rrëfehen shqiptaret që jetojnë në Gjermani: S’e kishim menduar të punonim në azilin e të moshuarve

11:29 - 18.04.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në Shqipëri takon jo pak të rinj që po mësojnë gjermanishten. Ata e projektojnë ta ardhmen në Gjermani, vend që ofron shumë mundësi për disa profesione të caktuara.




Por ndonjëherë puna që të rinjtë shqiptarë bëjnë në Gjermani është krejtësisht e ndryshme me atë që kanë projektuar para se të shkojnë atje.

Mediat gjermane kanë shkruar për historinë e 2 vajzave shqiptare që jetojnë në Gjermani, si dhe Sarinës, që është vendase.

Iris dhe Amela, janë punësuar tashmë në një azil të moshurish në Gjermani, pas 4 muajve trajnim në Kryqin e Kuq të Bavarisë.

Nuk e kishin menduar, por puna që i priti sapo shkuan atje ishte të kujdeseshin për të moshuarit.

Pavarësisht gjykimit fillestar, vajzat janë përshtatur mirë dhe janë të kënaqura me punën që bëjnë.

Oferta e punës, erdhi si një surprizë, me pak fjalë u bëmë për ujë të ftohtë. Ideja që do të punojë me të moshuar ishte një paragjykim i gabuar. Tani është e qartë për mua. E dua punën dhe jam shumë krenar për atë që bëj”, -thonë ato.

Mediat gjermane shkruajnë se shqiptaret flasin një gjermanishte të rrjedhshme, pas kurseve intensive në Shqipëri.

gj6 gj5 gj4 gj3 gj2 gj 1
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.