SPORT

“Topi i Artë”, Leo Mesi drejt trofeut të gjashtë

12:35 - 18.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Topi i Artë” i këtij viti duket se po shkon në drejtim të argjentinasit, me Leo Mesin që ka hapur sinjalin e parakalimit ndaj rivalëve të tjerë. Me Kristiano Ronaldon, rivalin e tij më të madh dhe me Luka Modriç, fituesin në fuqi, të dy të eliminuar nga Championsi. Ylli i Barcelonës nuk ka asnjë rival potencial për t’i hequr nga duart trofeu i gjashtë në karrierë.




Me dygolëshin e shënuar në portën e Mançester Junajtidit dhe me një bilanc personal prej 10 golash në këtë edicion të Championsit, ai i sheh të gjithë kundërshtarët nga lart. Për momentin, golat në total në Champions janë 110, 16 më pak sesa portugezi, por argjentinasi ka të paktën edhe dy ndeshje të tjera në dispozicion për ta pasuruar edhe më shumë rekordin personal. Gjithashtu, Leo Mesi po bëhet gati të festojë tituj të shumtë. Titullin në Spanjë e ka thuajse në xhep, sikundër dhe “Këpucën e Artë” për herë të nëntë. Në Europë ende asgjë nuk ka përfunduar, por pavarësisht kësaj, Mesi ka zgjatur duart drejt trofeut të gjashtë të “Topit të Artë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.