BOTA

I kërkonte e gjithë bota, gjenden babai dhe e bija që u fotografuan para Notre Dame

12:30 - 19.04.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Si shumë njerëz të cilët vizitojnë Parisin edhe ata të dy po bënin një fotografi para Notre Dame. Flasim për babë e bijë që u fotografuan para katedrales vetëm pak minuta para se ajo të digjej. Një turiste i fotografoi ata para djegies së katedrales  dhe më pas njerëz në mbarë botën ishin të shqetësuar për fatin e tyre.




Por ata tashmë janë “bërë të gjallë”. Protagonisti i fotografisë ka kontaktuar Brooke Windsor, turisten 23-vjeçare që realizoi fotografinë.

Në një postim në Twitter, fotografja shkruan: “Kërkimi përfundoi. Fotografia ka arritur tek babai dhe familja. Ai ka zgjedhur që të mbetet anonim për shkak të tragjedisë dhe më shkruajti: ‘Faleminderit sërish për fotografinë e bukur, ne do gjejmë një vend special për të.’ Falenderoj çdo person që ka shpërndarë fotografinë dhe për fjalët e mira.”

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.