AKTUALITET

Rrjeti i ujësjellësit, ARRSH: Masa të menjëhershme për ta rikonstruktuar

19:21 - 19.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se do të marrë masa të menjëhershme për rehabilitimin e rrugës pas investimit për ujësjellës-kanalizimet. Pritet të nisë shumë shpejt investimin për rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit nga “Mulliri i bullgarit” deri në afërsi të Urës së Shijakut. ARRSH tha se është një investim me fonde të UKD me vlerë 64 milionë lekë, procedurë e cila është prokuruar dhe për një javë pritet të nisin punimet.




Gjithashtu, projekti parashikon zëvendësimin e linjës DN 400 mm, e cila është mjaft e amortizuar dhe në shumë pjesë është çarë, duke sjellë ndotje të ujit, si dhe dëmtime të aksit rrugor kombëtar, duke qenë se kjo linjë gjendet pikërisht poshtë rrugës në fjalë. ARRSH tha se gjatë punimeve do të shtrohet linja kryesore me tubacion 400 mm me gjatësi 2,7 km, rrjeti shpërndarës me gjatësi 6 km, si dhe do të ndërtohen 72 kaseta shpërndarëse për instalimin e matësve të ujit. Njoftimi tha se rreth 2 600 banorë përfitojnë nga ky investim në Bashkinë Shijak dhe Bashkinë Durrës. ARRSH tha se pas kryerjes së punimeve për projektin e Ujësjellës-Kanalizime Durrës, është planifikuar që Autoriteti Rrugor Shqiptar të ndërhyjë për rehabilitimin, mirëmbajtjen dhe asfaltimin e rrugës në fjalë, e cila deri më sot për shkak të mungesës së investimeve në rrjetin e infrastrukturës së kanalizimeve dhe ndërhyrjes së paautorizuar të qytetarëve dhe bizneseve ka pësuar dëmtime të rënda.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.