Show-Bizz

Deputeti shqiptar dhuron 1 mijë euro për ndërtimin e Notre Dame

13:28 - 20.04.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Veçmas ndihmës që qeveritë shqiptare dhe kosovare i kanë dhënë Francës për rindërtimin e Notre-Damë, tashmë një deputet ka vendosur të jap kontributin e tij. Labinot Tahiri, ka bërë me dije se do të dhurojë 1 mijë euro për rikonstruksionin e kishës. Deputeti i Kosovës ka bërë me dije se edhe pse s’është i pasur, do të dhurojë aq sa mundet për Francën, që si shprehet ai në kohën e luftës strehoi prindërit e tij.




Statusi i Tahirit:

Për Notre Dame nga paga ime!Edhe pse nuk jam me financa ashtu siq kam qenë, duke kujtuar se nuk punojë jashtë Kosovës, derisa dorëzova pasaportat e mia!

Prap, jam i gatshëm sado pak të jap nga vetja ime, si një djalë i një nane dhe djalë i babasë, kur ata ishin në gjendje të rëndë sebashku me vajzën Anduenen dhe djalin Milotin gjatë luftës! Duke mos harruarë kurrë, Franca e dashur, dhe qyteti Amien’s, i strehoi duke ua mundësuar bukën, fjetjen sigurinë dhe gjithçka të mirë që kishin deri në ditët që u kthyen në Kosovën e Lirë.

Si qytetarë i ri i këtij atdheu, humanitar, këngëtarë, e tani deputet i zgjedhur nga dora e 20 mijë të rinjëve e të rejave nē Parlamentin e Kosovës, dua të ndaj nga paga ime mujore, 1000 euro për rastin e Notre Dame!

Këto nuk jan shumē, por zemra ime i është mirënjohës kësaj Kosove e shqiptarëve, që ma mundesojnë, ku sot e kam mundesinë sëpaku një mirësi ta bëjë si shejë mirënjohëje për Prindët dhe familjen time dhe shumë familje që u ndihmoi SHTETI FRANCEZ.

Polemikat se ku bën të bëhet mirë apo keq, i di vetëm KRIJUESI YNË ZOTI. Prandaj, kujtojeni ditën e vështirê, ani që sot nuk kemi luftë, mund të kemi prap. Faleminderit FRANCË

Zoti ju bekoftë juve dhe ata që i duan shqiptarët✊Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.