BLUETOOTH

Era dhe Nora publikojnë këngën, ja pse vonuan

12:30 - 20.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Era dhe Nora Istrefi kanë publikuar dje me videoklip këngën ‘Nuk e di’. Ka shumë kohë, muaj madje, prej kur është konfirmuar se motrat Istrefi po vijnë me një këngë bashkë, bashkëpunim ky që është kërkuar shumë nga fansat e të dyja artisteve. Lajmi se ata po bëhen bashkë për një këngë i ka gëzuar shumë këta fansa, por ata edhe kanë pritur që kënga të publikohej sa më shpejtë. Megjithatë, duket se videoklipi i ka vonuar mjaft shumë, pasi është një realizim që padyshim ka kërkuar shumë kohë. Videoklipi përfshin 8 skena, prej të cilave 4 janë të Erës, një vetëm e Norës, dhe në dy skena shfaqen bashkë, në skenat epike ku shihen me flokë të lidhura me njëra-tjetrin.




Ndërsa videoja që ka dalë mjaft artistike, përfshin një skenë ku gjatë muzikës shihen dy silueta të valltarëve duke vallëzuar me drita fosforike me ngjyrë në duar. Ideator i këtij klipi është bashkëpunëtori i ngushtë i Erës, artisti Astrit Ismaili ndërsa Entermedia është përkujdesur për xhirimin. Valdrin Sahiti dhe Sellma e Kaçi janë përkujdesur për dukjen dhe stilin e këngëtareve, ndërsa Albi Nako ka bërë koreografinë. Kënga është punuar nga Claydee në bashkëpunim me Erën dhe UltraMusic dhe është publikuar në nivel global nga Ultra, shtëpia muzikore pjesë e të cilës është Era.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.