Show-Bizz

Nga Goliku i Tahirit tek Ajka e Bes Kallakut/ Ja VIP-at që i kanë vendosur fëmijëve emra shqiptarë

13:54 - 20.04.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Duket se emrat shqiptarë janë rikthyer sërish në modë. Të shumtë janë ata që i vendosin fëmijëve të tyre emra shqiptarë. E duket se kjo mani ka kapur tani edhe VIP-at tanë. I fundit që spikati me një emër shqiptar që i kishte vënë të birit ishte ish-ministri Tahiri, i cili e ka quajtur vogëlushin Golik, emrin e një mali në Tepelenë. Por Tahiri është vetëm njëri ndër ta. Më poshtë po ju listojmë disa nga personazhet e famshëm që kanë zgjedhur emra shqiptarë për fëmijët e tyre.




Edi Rama

Kur Edi Rama deklaroi se djalit i kishte vënë emrin Zaho të gjithë u çuditën në fillim. Deri kur morëm vesh se ai i kishte vënë emrin e një partizani. Edhe pse fillimisht dukej si një emër i çuditshëm, bëhet me dije se pas emrit të djalit të kryeministrit, rreth 200 emra të tjerë u vendosën Zaho në vendin tonë.

Erion Veliaj

Edhe kryebashkiaku zgjodhi një emër shumë të veçantë për djalin që erdhi në jetë në shtator të vitit të shkuar. Kajan quhet vogëlushi i Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës. Vetë Veliaj u shpreh se për fëmijën e tyre donin një emër të veçantë, por mbi të gjitha shqiptarë.

Elita Rudi & Gjiko

Vetëm një muaj më parë moderatorja dhe reperi u bënë prindër për herë të parë. Vogëlushin e tyre ato e pagëzuan me emrin Zëri. Edhe pse një emër shqiptar, të shumtë ishin ata që e kritikuan për zgjedhjen që kishin bërë. Megjithatë çifti jo vetëm që nuk u shqetësuar, por edhe u shprehën se kishin kohë që e kishin marrë këtë vendim.

Alban Dudushi & Bieta Sulo

Dy prezantuesit nuk zgjodhën vetëm një emër shqiptarë për djalin e tyre, por dy emra shqiptarë brenda një emri. Vogëlushi i tyre quhet Kroi-Art. Natyrisht që një emër më domethënës se ky nuk mund të gjenin.

Jonida Maliqi

Para disa vitesh, kur Jonida tha se djali i saj do të quhej Dan, shumë u çuditën nga ky emër. Megjithatë ditët e sotme është përhapur më shumë. Një emër i vjetër shqiptar, që përditë e më shumë është rikthyer në modë.

Ledina Çelo

Edhe pse djali saj ka lindur në Gjermani, Ledina Çelo ka zgjehdur për vogëlushin e saj një emër shqiptar. Erlis quhet djali i çiftit të njohur që edhe pse nuk mban një pasaportë shqiptare, mban një emër kuptimplotë.

Jonida Shehu

Që para se ta lindte Jonida duket se e ka bekuar për bukurinë e saj vajzën. E ka quajtur Kristal dhe duhet thënë se realisht vogëlushja ka me të vërtet sy të kristalta, që duhet thënë janë të trashëguara nga mami saj.

Eni Jani & Genci Fuga

Aktorët Eni Jani dhe Genci Fuga, kanë zgjedhur dy emra shqiptarë tejet të veçantë për vajzat e tyre, Stina dhe Ajër. Në një intervistë, Eni zbuloi sesi vendosi për emrat. “Nuk e kërkoja emrin, thosha  do më vijë natyrshëm… Në ato momente përsërisja Stina, Stina ndërkohë që më pas thashë “Ajri”.

Adelina Tahiri

Edhe pse e martuar me një shtetas maqedonas këngëtarja ka vendosur ta quaj djalin e saj Jon. Ashtu si edhe vetë bjondja seksi nga Kosova ka thënë, jo vetëm që i ka vënë një emër shqiptar, por i flet gjatë gjithë kohës edhe shqip.

Xhensila Myrtezaj & Bes Kallaku

Çifti i famshëm i showbizzit e zbuluan emrin e veçantë të vogëlushes së tyre pas ardhjes në jetë. Vajza e këngëtares dhe e humoristit quhet Ajka, ashtu si Besi ka thënë se është Ajka e jetës së tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.