Show-Bizz

Jorida Tabaku shtatzënë, ish-deputetja pret fëmijën e tretë

12:06 - 21.04.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jorida Tabaku njihet si një ndër femrat më sharmante në politikën shqiptare. Gjithnjë e matur dhe duke ruajtur feminalitetin, Jorida ia ka dal të jetë një ndër politikanet më të dashura për shqiptarët. Këtë herë një lajm i mirë vjen nga ish-deputetja e Partisë Demokratike. Gazeta Shqiptare mëson se Tabaku është shtatzanë për herë të dytë. Duke qenë e angazhuar me aktualitetin politikë, ajo është përpjekur ta mbajë larg vëmendjes mediatike këtë gëzim që po përjeton. Duke qenë se politikania gëzon linja perfekte, vështirë se mund t’i duket barku i rrumbullakosur poshtë veshjeve formale.




Kujtojmë se Jorida ashtu edhe si kolegët e saj, është bërë pjesë e protestave, ku edhe pse është hedhur gaz lotsjellës, ajo nuk është larguar. Në 2017, Jorida dhe bashkëshorti i saj u bënë prindër për herë të parë të dy binjakeve, Arba dhe Iris. Edhe në atë kohë, Partia Demokratike ishte në një moment deçiziv, ku për tre muaj qëndroi në çadër përpara Kryeministrisë. Edhe përpara dy viteve, edhe pse ishte në pritje të vajzave të saj, Tabaku nuk e braktisi kauzën, duke qëndruar së bashku me deputetët e tjerë në çadër. Edhe këtë herë, që politikania është përsëri shtatzënë, ajo ka vendosur ta ‘anashkalojë’ këtë fakt, duke u renditur së bashku me kolegët në vendimet që merren. Ne nuk na mbetet gjë tjetër veç se ti urojmë që gjithçka të ecë mbarë për një nga figurat më të spikatura të opozitës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.