POLITIKË

Video/ Basha pas marrëveshjes: Ky koalicion do të zgjerohet edhe më tej

12:21 - 23.04.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pasi firmosi marrëveshjen me partitë aleate, Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se skpektri i koalicionit të opozitës do të ketë dhe parti të tjera që do i bashkohen.




Basha u shpreh se zgjidhja e vetme është ajo që ka propozuar opozita, e cila ka kërkuar largimin e Edi Ramës si Kryeministër dhe hapjes rrugë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“PD ka përfunduar paraditen e sotme nënshkrimin e marrëveshjes së koalicioni politik dhe qytetar. Në orët në vijim ky koalicion do të zgjerohet edhe më tej dhe është i hapur për të gjithë, duke i dhënë fund krimit. Kurrë më nuk do të pranojmë një proces zgjedhor kukull të interesave të oligarkisë. Do të angazhohemi fuqimisht që përmes  aksionit të zhvillojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Për këtë është e domosdoshme ndëshkimin e krimit elektoral, që prodhoi një qeveri kriminale.

Zgjedhje farsë në Shqipëri nuk do të këtë. Nuk do të këtë zgjedhje pa u  ndëshkuar krimi. Pakti dhe marrëveshja opozitare nuk është thjesht një konfirmi i maxhorancës së re, politke, morale dhe numerike, por një mision më i madh, një mision kombëtar. Për t’i dhënë fund tranzicionit dhe për të diktuar rregulla  së bashku me sovranin. Ndalja e krizës ekonomike dhe shfrytëzimin e pasurive të vendit tonë për të sjellë mirëqenie dhe siguri për të gjithë qytetarët. Hapi i panegociueshëm, është largimi i aktorit të krimit dhe krijimi i një qeverie tranzitore”, tha ai.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.