BOTA

Bota në rrezik, akulli në Grenlandë po shkrin me shpejtësi të frikshme

11:13 - 23.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ngrohja globale po eliminon grumbuj gjigandë të akullit nga Groenlanda me një shpejtësi aq të madhe, sa që shkrirja tashmë ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në rritjen e nivelit të detit.




Në këtë përfundim ka arritur studimi më i fundit i botuar në “Proceedings of the National Academy of Science”, duke shtuar se si pasojë e ngrohjes globale, ishulli do të humbasë shumë më tepër, duke kërcënuar qytetet bregdetare anembanë botës.

Dyzet përqind nga 50 përqind e popullsisë së planetit janë në qytete që janë të ndjeshme ndaj rritjes së detit, dhe studimi i botuar këtë të hënë është një lajm i keq për vende si Nju Jork, Miami, Los Anxhelos, Tokio dhe Mumbai.

Studiuesit kanë rindërtuar balancën masive të sipërfaqes së akullit të Grenlandës duke krahasuar vlerësimet e sasisë së akullit që është shkarkuar në oqean me akumulimin e borës në basenet e kullimit në brendësi të vendit për 46 vitet e fundit.

Në përfundim ata zbuluan se shkalla e humbjes së akullit është rritur gjashtëfish që atëherë madje edhe më shpejt se sa mendonin shkencëtarët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.