DOSSIER

Foto e rallë/ Mbreti Zog me të motrën, me rroba banjo dhe cigare në dorë

10:22 - 23.04.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një foto e rrallë e Mbretit Zog me të motrën është publikuar ditën e sotme. Fotoja e cila është realizuar nga Marubi, daton në vitin e largët 1936. Së bashku me mbretin në foto shfaqet edhe e motra dhe të dy duken të rehatuar të ulur në tokë. Veçantia e kësaj fotoje është se ata janë fotografuar me rroba banjo. Natyrisht që për kohën, një fakt i tillë ishte tabu, sidomos për familjen mbretërore.




Por nëse e shihni me vëmendje, edhe një tabu tjetër është thyer në këtë shkrepje. Princesha mban në dorë edhe një cigare, fakt ky që për femrat në atë kohë nuk mirëpritej. E nën këmbët e tyre, shtrihet një tapet prej lëkure kafshe, mjaft e rrallë për kohën. Kujtojmë se këto nuk janë fotot e vetme që mbreti kishte me veshje plazhi. Shpesh herë e kemi parë në poza që për kohën e për postin që kishte, përbënin një revolucion.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.