SPORT

Montohet impianti elektrik tek “Arena Kombëtare”

11:52 - 23.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në daljen e tij të fundit publike, presidenti i FSHF-së, Armand Duka deklaroi se “Arena Kombëtare” do të jetë gati për ndeshjen e 11 qershorit kundër Moldavisë, duke bërë kështu edhe inaugurimin zyrtar të impiantit më modern futbollistik në Shqipëri.




Kjo deklaratë siç duket ka vënë nën presion kompaninë e ndërtimit, ndërsa ditë pas dite stadiumi i ri i kryeqytetit po merr formën e tij ideale.

Dje në stadium ka nisur montimi i impiantit elektrik, që ndryshe nga stadiumet aktuale që janë të pajisura me to, nuk do të qëndrojë në 4 kolona, por do të vendoset në pjesën e sipërme të tribunave, çka do të lejojë që të ndriçohet çdo kënd i fushës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.