KULTURË

Olen Çesari, dy netë koncert në Pallatin e Kongreseve

13:55 - 23.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rikthehet në Shqipëri “Olen Cesari & International Clandestine Orchestra”, pas dy vjetësh nga koncerti i tij i fundit në Tiranë, event që ishte një sukses i madh publik dhe televiziv. Koncerti do të mbahet në datat 23 dhe 24 prill në Pallatin e Kongreseve në orën 19:00.




Çezari ndërkohë ka vazhduar xhiron e botës me grupin e tij muzikor duke shfaqur koncerte në SHBA, Kanada, Brazil, Zvicër, Francë nga njëra anë e globit, por edhe nga ana tjetër si Vietnam, Tailandë, dhe Kinë. E paharrueshme ishte performanca dhe prezantimi i tij në Carnegie Hall, në New York, me një orkestër prej 80 elementësh dhe 200 artistësh në kor.

Të panumërta janë edhe koncertet e tij nëpër botë, duke përfaqësuar Shqipërinë dhe Italinë nëpërmjet Instituteve Kulturore dhe “Performing Art Centers” (Qendrat e Performimit të Artit) nëpër botë. Për t’u mos harruar është “Ave Maria” që ekzekutoi në Rio de Janeiro mbi shpatullën e statujës së Krishtit. Çezari kthehet në Tiranë me grupin e tij “International Clandestine Orchestra” me qëllim që të përsëritë suksesin e kaluar dhe ta tejkalojë atë, duke rivënë në skenë një tjetër event të paharrueshëm.

Në koncert do të jenë të ftuar specialë:- Alessandro Mannarino,- Guo Gan,- Pepe Sanchez,- Eden,- Shama Milan, – Lavinia Mancusi- Bes Kallaku. Eventi si gjithmonë do jetë një miks perfekt i këngëve dhe muzikës së mirënjohur të të gjitha trevave. Po ashtu do të ketë edhe pjesë të kompozuara nga vetë Çezari të shoqëruara me momente virtuozizmi total, por edhe gjallëri spontane duke futur në valle të ftuarit, si gjithmonë, të përfshirë totalisht në skenë me Çezari.

“Personalisht kam menduar gjithmonë që të jem më i pranishëm në Shqipëri. Ju besoj e dini që për shkak të angazhimeve të shumta më duhet të udhëtoj dhe të zhvilloj evente e të performoj në të gjitha anët e globit, por dëshira dhe detyra për vendin tim po më kthejnë sërish dhe do të më sjellin gjithmonë në Tiranë. Ndihem i nderuar për interesin që kanë patur të gjithë shqiptarët për të ardhur në koncertin tim dhe ju garantoj të gjithëve se besimin e tuaj do t’ua kthej. Sot do të zbuloj vetëm disa detaje nga ato që do të ndodhin në koncert, sepse të tjerat do të jenë surprizë. Bashkë me grupin tim “International Clandestine Orchestra” do të rivendosim në skenë tinguj nga e gjithë bota, e për ta na shoqëruar dhe për t’i bërë notat sa më reale unë kam ftuar Alessandro Mannarinon kantautorin e famshëm italian. Nga Kina do të vijë Guo Gan, një instrumentist, i cili do të luajë një nga meloditë më të famshme të Azisë. Vjen po ashtu për herë të parë në Tiranë bateristi që ka performuar për vite me Santanën, Pepe Sanchez. Do të jetë Eden, Shama Milan nga Kuba, Lavinia Mancusi dhe për të thyer muzikën në një moment, unë kam ftuar edhe aktorin shqiptar të humorit Bes Kallaku”, shprehet Cezari.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.