Show-Bizz

Tahiri e quan djalin Golik, por ja sa shqiptarë mbajnë emrin e rrallë

09:51 - 23.04.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vetëm pak ditë më parë Saimir Tahiri u bë baba për herë të dytë. Ish-ministri publikoi foton me vogëlushin, duke e prezantuar për të gjithë. Ajo që na ra në sy ishte edhe emri i veçantë që kishte zgjedhur për djalin. Golik, quhet më i vogli i familjes Tahiri. Emri i veçantë, është shqiptarë, ose më saktë emri i një mali në Tepelenë, nga ku edhe ish-ministri ka origjinën.




Por kuriozitetin e këtij emri kaq të veçantë e çuam edhe më tej. Në një kërkim të thjeshtë në INSTAT, gjetëm sesa persona të tjera quhen Golik në Shqipëri. E në fakt emrin kaq të veçantë e mbajnë vetëm 20 persona në gjithë Shqipërinë. Katër prej tyre janë në Tepelenë, 5 në Vlorë, 3 në Tiranë, një në Fier, 2 në Mallakastër, 1 në Delvinë, 2 në Gjirokastër dhe 2 në Selenicë. Si shihet edhe nga shpërndarja, mali duket se është shumë “i famshëm” për ata që janë rreth e qark Tepelenës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.